Çfarë pritet nga takimi i Gjenevës Biden-Putin?
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Pu...
Udhëheqësit e G-7ës përfunduan të dielën samitin tre-ditor, me zotimet për të vepruar ndaj disa çështjeve si dhënja fund e pandemisë së koronavirusit, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe rindërtimi i ekonomisë globale. Grupi përmendi Kinën dhe Rusinë si kërcënime të sigurisë botërore dhe ekonomike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara njofton nga Brukseli, ndalesa e radhës e Presidentit amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në Evropë.
Një shfaqje nga forcat ajrore britanike dhe pritje nga Mbretëresha Elizabetë. Kryeministri britanik Boris Johnson, organizoi takimin e udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura në botë, i pari jo-virtual që nga viti 2019.
?Kishte nivel të mrekullueshëm harmonie”, tha ai.
Ndonëse dukej si takim normal, pandemia e koronavirusit hodhi një hije mbi samitin, i cili përfundoi me zotimin për t?i dhënë fund sëmundjes dhe për të parandaluar shpërthime të ngjashme në të ardhmen.
“Udhëheqësit premtuan dhurimin e mbi një miliard dozave të vaksinës, drejpërdrejt ose përmes COVAX-it”, tha zoti Johnson.
Aktivistët thonë se kjo nuk mjafton. Ata kërkojnë që vendet e pasura, të cilat akuzohen për grumbullim vaksinash, të bëjnë më shumë, duke përfshirë edhe heqjen e pronës intelektuale mbi vaksinat nga Organizata Botërore e Tregtisë.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez e mbështesin kërkesën, por vendet e tjera nuk pajtohen.
“E dimë se donacionet nuk do na nxjerrin nga kriza. Ne duhej të shihnim bashkimin dhe angazhimin e udhëheqësve të G-7ës për të hequr dorë nga patentat për vaksinat dhe për të ndarë formulat, në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të krijojnë vaksina për veten e tyre?, tha Anna Marriott nga organizata Oxfam.
Kina, e cila nuk është anëtare e grupit G-7, ishte temë diskutimi. Presidenti Biden u kërkoi udhëheqësve të luftojnë praktikat e punës së detyruar në Pekin dhe mosvullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare të tregtisë.
Grupi njoftoi një mekanizëm të sponsorizuar nga ShBA për infrastrukturën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të quajtur ?Ndërtimi i Një Bote Më Të Mirë?, për të rivalizuar strategjinë e Pekinit për infrastrukturën botërore të quajtur politika e Brezit dhe Rrugëve, që është boshti i politikës së jashtme kineze.
?Ne mendojmë se ekziston një mënyrë shumë më e drejtë për të përmbushur nevojat e vendeve në të gjithë botën, që është një mekanizëm transparent financiar i drejtuar nga vlerat, që ne do ta sigurojmë?, tha Presidenti Biden.
Kina u kundërpërgjigj duke thënë se koha kur vendimet botërore diktoheshin nga një grup i vogël shtetesh ka kaluar.
Rusia, e përjashtuar nga grupi G-8 më 2018, pas aneksimit të Krimesë, u kritikua për qëndrime destabilizuese, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përdorimin e armëve kimike ndaj kundërshtarëve të Presidentit rus Vladimir Putin.
?Autokratët kanë shumë pushtet. Ata nuk i përgjigjen publikut?, tha presidenti amerikan.
Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në Gjenevë.
Lidhur me ndryshimet klimatike, udhëheqësit u zotuan në përmbushjen e premtimit për të shpenzuar 100 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar përballjen e vendeve në zhvillim me ngrohjen globale. Përkundër presionit të aktivistëve vetëm Gjermania dhe Kanadaja ofruan fonde konkrete.
?Ata po krijojnë imazhin sikur po bëjnë atë që duhet për klimën dhe urgjencën ekologjike, por ne e dimë të vërtetën?, thotë Richard Ecclestone, aktivist për klimën.
Presidenti Biden ndodhet tani në Bruksel për takimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian./ VOA
Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi rus Vladimir Pu...
Në kuadër të miratimit të Agjendës 2030, vendet anëtare të N...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftu...
Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shtetev...
Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kry...
Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit t...
Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se ...
Pamje piktoreske, shumë tema dhe vendime të paqarta: kjo ësh...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, qëndron sot n...
Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuar...
Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratua...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Ku...
Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha s...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, (AUV) ka asg...
Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në sam...
Shtetet e Bashkuara u zotuan të enjten të dhurojnë 500 milio...
Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit....
Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e ba...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...