Connect with Us

Këlliçi i shtrin dorën e bashkëpunimit Kadillit, Harxhit dhe Shehjat/ Askush nuk është i tepërt në PD

Politikë

Këlliçi i shtrin dorën e bashkëpunimit Kadillit, Harxhit dhe Shehjat/ Askush nuk është i tepërt në PD

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Belind Këlliçi: Në PD duhet një analizë e thellë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Tiranë Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet në selinë blu, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e kandidatit Fatbardh Kadilli, i cili u shpreh se edhe pse humbi nuk do të largohet nga PD.

Në një intervisatë për Fax News, Këlliçi deklaroi se askush nuk është i tepërt në PD, duke i shtrirë dorën kështu kandidatëve që morën pjesë në zgjedhje Edith Harxhi, Fatabardh Kadilli dhe Agron Shehaj të vazhdojnë të kontribojnë.

“Askush nuk ka përse të largohet dhe më vjen mirë për këtë deklaratë. Unë e njoh personalisht zotin Kadillin. Ka 3 dekada që militon në PD. Që bën betejat e tij personale, gjithmonë kuadër të programit të PD. Më vjen mirë që ka mbajtur këtë qëndrim, sepse ka një eksperiencë të vyer. Askush nuk është i tepërt në PD. Ka individë që gabojnë në PD.

Nuk mbizotëron kulti i individit në Partinë Demokratike. Kjo është një kulturë vetëm në Partinë Socialiste. Më vjen keq që kam parë atë shfaqje të shëmtuar në Kongresin e 80 vjetorit të Partisë së Punës dhe jo në 30 vjetorin e PS-së. Një parti që ka ndryshuar emrin nga Partia e Punës në PS,” tha Këlliçi.

Për sa i përket procesit të zgjedhjeve dhe ankesave të Agron Shehaj, Këlliçi deklaroi se procesi ka qenë i rregullt dhe se vëzhguesit apo komisionerët kanë firmosur të gjithë rezultatin.

“Nuk mund të komendoj mbi pritshmëritë. Kam qenë i barazlarguar nga kandidatët. Por ajo që dua të them është se ky është një rezultat që flet pastër, qartë. PPE kanë inkurajuar PD që të vazhdojë betejën e saj për një Shqipëri ku mbizotëron shteti i së drejtës. Më vjen mirë që nuk ka pasur kontestim për rezultatin. Në 76 qendrat e votimit të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit kanë firmosur dhe kanë pranuar rezultatin. Përkundër shumë deklaratave të kandidatëve që mund të jenë ankuar për parregullsi.

Unë si anëtar i komisionit zgjedhor jua them me përgjegjësi absolute që për çdo ankesë që kemi marrë nga çdo kandidat i jemi përgjigjur në kohë reale. Nuk ka pasur asnjë shqetësim të ngritur që nuk ka marrë përgjigje. Ka patur pakënaqësi, por do të ftoja kandidatët të jenë të vërtetë dhe të kenë vetëm një kauzë. Bashkimin e PD dhe forcimin e saj. Nuk ka asnjë demokrat që nuk e kupton që nuk kemi luksin të humbasim asnjë kandidat”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse ...!

Në fund, Këlliçi u pyet dhe për ftesën e Ramës për bashkëpunim. Ai u përgjigj prerë duke thënë që Rama duhet të largohet një orë e më parë.

“Shkaktari i të gjithë kësaj keqqeverisje nuk mund të jetë njëherazi zgjidhja për problemet e shqiptarëve. E vetmja mënyrë nëse Edi Rama vërtetë shqetësohet për mirëqenien e vendit, të hapë rrugën, të japë dorëheqjen dhe të largohet një orë më parë. Gjatë qeverisjes së tij janë vjedhur 7.2 miliardë euro. Këto provokime për të përçarë qytetarët nuk i ha as dreqi . Këta janë tentativa për të përçarë PD-në”, përfundoi Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Publikuar

-

Nga

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Myslim Murrizi vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare, duke i quajtur “hajdutë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shpërthen kundër atyre, që sipas tij kundërshtojnë propozimin që SPAK të fillojë hetimet e politikanëve, që nga viti 1991.

Qenkan merzitur shume dhe paskan debatuar fort hajdutet se nga cili vit duhet të filloj SPAK-u hetimet!

Nuk paskan qene dakort qe te filloj qysh nga viti 1991!!!

Po pse nuk jeni dakort o hajdute te babezitur????

Po ja e zeme so po e fillon 10 vjet me vone. Pra nga viti 2001, ju prap hajdute keni qene edhe nga kjo kohe.

Po ta fillojë nga viti 2005 a mendoni se keni qene te pastert nga ky vit??

Po mire le ta filloj nga viti 2009, çfare ndryshon per ju???

Pa le po e filloi nga viti 2013, kur u sulet si qent per gjah, çfare do shohin Shqiptaret.

Per sojin qe ka qeverisur Shqiperine ne keto 30 vite neokomunizen, asnje pike rendesie nuk ka se nga cila periudhe duhet te filloj SPAK-u hetimet, sepse ju jeni e njejta tufe hajdutesh te pa ngopur që jeni tallur me Shqiptaret 30 vjet rresht sikur “luftoni” njeri-tjetrin dhe keni 30 vjet qe rreth 30 individe pa karakter pa moral pa dinjitet, vidhni bashke”-shkruan Murrizi.

Më tej, Murrizi thekson se nuk ka nevojë të hetohen për 30 vite. Sipas tij mjaftojnë edhe 30 orë tiu bësh llogarinë e kostos së jetësës së atyre që kanë qeverisur në 30 vite në Shqipëri, dhe ska gjykatë që iu bën derman.

LEXO EDHE:  Andi Bushati rendit tre arsyet/ Pse Rama do të kandidojë në Durrës

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ Prokuroria thërret për dëshmi zyrtarët e lartë

Per te hetuar babezine tuaj, bemat tuaja, vjedhjet tuaja, pa ngopshmerine tuaj, hipokrizine tuaj, paturpesine tuaj, mashtrimet tuaja, nuk ka nevoje fare per 30 vite.

Ju mjafton tu hetosh, survejosh, pergjosh, vezhgosh, tu besh llogari koston e jeteses vetem 30 dite, apo 30 ore gjithsej dhe nuk ka gjykate e posaçme qe ju ben derman.

Sepse soji juaj nuk ka orar pertypje, por vetem ha çdo moment

Ha pa pushuar kurre çdo gje qe ju kap dora, syri, xhepi dhe percillni ne stomak çdo lloj pislliku te kesaj bote ne babezine tuaj te pashoq

Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

Pa le kur “ ustallaret” matane oqeanit tu verifikojne te tjera pasuri jashtë Shqiperise, atehere burgu do ju duket si hotel Sheraton”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse ...!

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“447 milionë euro dëm në xhepat e shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka shkaktuar një dëm prej 447 milionë euro, buxhetit të shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se çdo familje shqiptare do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

Ndërsa i referohet çështjes “Becchetti”, PD i drejton edhe një mesazh SPAK, duke theksuar që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës.

447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen “Becchetti”. Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.”-thuhet në deklaratën e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE