LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10 ditësh qëndron në burg

14 Qershor 2021, 19:43, Denoncim CNA
I riu arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete/ Prej 10

Emisioni ?Stop? këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-vjeçari, i cili është arrestuar në mënyrë të padrejtë. Bëhet fjalë për arrestimin e Ronaldo Xhorajt nga Fieri, i cili në 4 Qershor është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka shtyrë një të mitur për të vjedhur një biçikletë.

Tashmë i riu ndodhet në paraburgim, por babai i tij për emisionin ?Stop? thotë se akuza kundër djalit është e padrejtë dhe kërkon lirimin nga burgu.

?Më kanë kapur djalin, ma kanë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në datën 4 Qershor. Unë kam ardhur nga puna dhe fëmijët i kisha në shtëpi. Më thanë që do dilnin një xhiro dhe sa kishin ardhur tek shatërvani e kishin kapur djalin. I kishin thënë kush je, hajde se kemi një sqarim me ty. Pasi kishin çuar djalin në polici, erdhën në shtëpi dhe bënë kontroll.

Nuk kishin mandat nga prokuroria për kontroll por unë i lash. Nuk gjetën gjë. Pastaj më pyetën mua se me çfarë ikja në punë dhe u thash që iki në këmbë dhe nuk kam biçikletë. Djali është 18 vjeç dhe akuzohet se ka shtyrë dy të mitur që të vidhnin biçikleta. Djalin e kisha në Greqi dhe kishte ardhur për të bërë pasaportën dhe kartën e identitetin. Kam shkuar në polici dhe nuk më kanë thënë asgjë. Djali im është i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar me një tjetër?, shprehet Ramiz Xhoraj.

Ndërkohë i mituri që sipas policisë ka dëshmuar kundër Ronaldo Xhorajt, mohon që të ketë thënë një gjë të tillë. ?Stop? ka siguruar dëshminë e tij, në të cilën ai thotë se është ngatërruar person dhe Ronaldo është i pafajshëm.

?Është ngatërruar person. Unë nuk kam thënë për atë. Ai nuk ka punë fare në këtë mes. Është ngatërruar si person. Është ngatërruar si person Ronaldo Xhoraj. Ronaldo Xhoraj nuk ka faj fare në këtë mes. As nuk ia ka haberin fare. Thjesht, i është ngatërruar emri, mbiemri dhe fytyra?, shprehet i mituri.

Vetë babai i 13-vjeçarit thotë për ?Stop? me Ronlado Xhorajt është bërë një ngatërresë. Po ashtu ai thotë se policët kanë refuzuar që të marrin një dëshmi të dytë nga djali i tij i mitur.

?Atë ditë, që ka qenë djali im, nuk kam patur dijeni. E kam marr djalin, i kam bërë disa provokime, që të më thotë, se çfarë ka ndodhur. Djali më ka thënë, se ka qenë një person, që e ka dhunuar, e ka goditur, i thoshte: Merre që këtu e çoje  në filan vend dhe i jepte 500 Lekë. Djali është ngatërruar në polici dhe ka thënë gjë tjetër.

Ky djali, që ka futur policia brenda, djali thotë, që nuk është  ky. Madje, e çova atë ditë në polici. Kanë qenë shefat e policisë, u thotë shefave të krimeve, që nuk është ky. Njeri nga ata i thotë: ?Ore figurë,ndryshe na the në mëngjes dhe ndryshe po na thua në darkë?. Unë i thashë djalit: ?Mos e merr më qafë tjetrin! Je i sigurt, që është ky?? Më tha djali që, jo, nuk është ky dhe unë e marr dhe e çoj vetë në polici. Në pasdite nuk e morën në konsideratë dhe i thanë që ke dhënë deklarimin paradite?, është kjo dëshmia e babai të të miturit.

Emisioni ?Stop? ka siguruar dhe procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore, por ky dokument ka shumë pasaktësi, duke filluar që nga emri, mbiemri, mosha dhe të dhënat e tjera. Çështja e 18-vjeçarit është në duart e prokurorisë së Fierit. Gjykata e Fierit ka lënë të riun në burg dhe tani pritet vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë, për fatin e Ronaldo Xhoraj./ tvklan.al

Lajmet e fundit nga