LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heroi absolut i Europianit, Milani gati t'i besojë shiritin Simon Kjaerit

14 Qershor 2021, 12:03, Sport CNA
Heroi absolut i Europianit, Milani gati t'i besojë shiritin Simon

Me gjestin e tij që kontribuoi për t?i shpëtuar jetën Eriksen, Simon Kjaer është kthyer në një hero për të gjithë planetin e futbollit dhe tani edhe te Milani dhe tifozët e tij duan t?i japin mirënjohjen e duhur.

Siç raportojnë mediat italiane, duket se është marrë tashmë vendimi për t?i dhënë shiritin e kapitenit të kuqezinjëve për sezonin e ardhshëm.

Pas episodit të Eriksen në mënyrë publicitare në rrjetet sociale njerëzit vlerësuan mbrojtësin danez duke bërë thirrje që të bëhej kapiteni i Milant, një zë popullor që klubi duket se ka vendosur ta dëgjojë.

Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Alessio Romagnolit, i cili që prej 2018-ës mban gradën e përfaqësuesit të grupit në dhomat e zhveshjes, trajneri Pioli dhe pjesa tjetër e skuadrës do të përballen me këtë çështje sapo të rinisin përgatitjet, por duket se Kjaer gëzon që tani gjykimin pozitiv të gjithë ambientit.

Ky do të ishte vlerësimi i duhur jo vetëm për sjelljen e tij gjatë episodit të Eriksen, por edhe për një lojtar që po demonstron aftësi prej lideri brenda dhe jashtë fushe.

Lajmet e fundit nga