LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hekurudha, energjia e erës dhe Skavica/ Balluku zbulon projektet e radhës

14 Qershor 2021, 10:49, Ekonomi CNA
Hekurudha, energjia e erës dhe Skavica/ Balluku zbulon projektet e

Ministrja Belinda Balluku ka treguar projektet në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë, që sipas saj do të realizohej në mandatit e tretë qeverisës, të Partisë Socialiste.

?Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur projekte shumë të mëdha, si akse të rëndësishme, duke nisur nga Tuneli i Llogorosë, duke vazhduar me segmentet e korridorit blu. Aksi Qafë-Plloçë, by-pass i Gjirokastrës apo Elbasanit po ashtu janë shumë të rëndësishme, pasi qytetet duhet të marrin frymë tashmë. Do të përqendrohemi dhe te hekurudhat, që janë efiçente dhe miqësore me ambientin. Energjia do të jetë një pikë shumë e fortë e këtij mandati. I kemi diversifikuar burimet, kemi 220 megavat në energji diellore. Do të vazhdojmë me energjinë e erës dhe më e rëndësishmja, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, në bashkëpunim me departamentin amerikan të energjisë. Me ta, jemi duke punuar dhe për gazin e lëngshëm dhe hec-in e Vlorës?, thotë Balluku për Top Neës.

Ndërkohë, komentoi dhe zhvillimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama u shpreh se ?ka ardhur koha të mos merremi më me kundërshtarin?.

?Ne asnjëherë nuk jemi marrë me kundërshtarin. I mirëkuptoj, ata janë në opozitë. Secili ka mënyrën e vet të të bërit opozitë. Ne kur ishim në opozitë, rrinim me orë të tëra, lexonim ligjet. Ata e bëjnë duke hedhur baltë. Pse të mos mbështesin nismat e qeverisë, kur ato janë të humbura?
Të humbësh kohë në biseda që nuk kanë asnjë vlerë, përveçse humbje kohe, mendoj se është vendimi i duhur i PS-së. PS ka qenë dhe do të jetë aty ku ndodhet sot, sepse kontribuon për vendin. Ka kontribuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për socialistët. Nuk kemi përdorur fshesë, për punonjësit kundërshtarë?, tha Ministrja në Breaking.

Më tej, shton se e majta është një forum demokratik ku të gjithë janë të lirë të shprehen, dhe mendimet e kundërta nuk duhet të shihen si përçarje.

?Nuk besoj se kemi qenë ndonjëherë të ndarë. Secili ka luksin dhe komoditetin të thotë atë që mendon. Gjithmonë ka pasur debate konstruktive politike dhe nuk ka pse të shihet si ndasi, PS do të vazhdojë të jetë një forum i hapur demokratik?./CNA.al

Lajmet e fundit nga