LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtari jepte para me fajde/ Vettingu i “pret kokën”

14 Qershor 2021, 08:36, Vetingu CNA
Gjyqtari jepte para me fajde/ Vettingu i “pret kokën”

Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

I njëjti, rezulton të ketë ndryshuar emrin. Referuar formularit të vetë-dekriminalizimit, ai shkruan, se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa dhe se në vitin 1981 e ka ndryshuar në Durim, pra në emrin që ka njihet sot.

Kujtojmë se Durim Hasa është gjyqtari që ?rehabilitoi? kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili fillimisht ka garuar për PBDNJ dhe më vonë për Partinë Socialiste.

Në deklarimin e pasurisë së tij, rezulton se me dy paga, gjyqtari ka shtuar patundshmëritë dhe paguan kreditë para afatit. Një tjetër detaj është se në vitin 2005 ai deklaron se ka dhënë hua me interes, apo fajde siç njihet në gjuhën e përditshme. Por nuk deklaron se sa është shifra, për sa vite dhe sa është interesi në një vit./CNA.al

I hoqi dënimet kryebashkiakut socialist/ Gjyqtari jep para me fajde

Lajmet e fundit nga