LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti i Ronaldos në konferencën për shtyp po bën xhiron e rrjetit

14 Qershor 2021, 19:30, Sport CNA
Gjesti i Ronaldos në konferencën për shtyp po bën xhiron e

Kristiano Ronaldo, i surprizoi të gjithë me veprimin para startit të konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që Portugalia do të zhvillojë ditën e nesërme në orën 18:00.

Ylli i Juventusit, në momentin e mbërritjes në sallën e konferencës, teksa po akomodohej në vendin e tij, menjëherë sapo u ul, largoi nga tavolina, dy shishet e Coca-Colës, që ishin vendosur për reklamë.

CR7 ka preferuar të tregojë bidonin e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola. Një veprim i guximshëm ky i portugezit, i cili ka injoruar kështu një nga sponsorat e EURO 2020. Ky moment është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Lajmet e fundit nga