LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e ri në PD/ Nishani evidenton parregullsitë në procesin zgjedhor

14 Qershor 2021, 19:14, Politikë CNA
Gara për kreun e ri në PD/ Nishani evidenton parregullsitë

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani i ka cilësuar zgjedhjet në PD si një maskaradë zgjedhore.

Në një intervistë për ?ROW Politics? me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews, Nishani deklaroi se në procesin zgjedhor ka pasur parregullsi, duke e bërë garën të pabarabartë.

Sipas tij, zgjedhjet e brendshme në PD nuk janë diskutuar asnjëherë në Këshillin Kombëtar dhe nuk u lejua të diskutohej fare për zgjedhjet.

?Besoj që nuk ka pasur asnjë dyshim që të kishte njohuri se si ishte parapërgatitur ky proces.

Ka qenë një garë e shpallur me urgjencë, pa konsulta, dakordësi paraprake. Jashtë ccdo rregulli të barabartë, me kufizime për sfidantët e Lulzim Bashës. Gazeta e PD asnjë ditë të vetme nuk ka përcjellë asnjë mesazh të rivalëve të Bashës.

Në konceptin tonë qytetar, në kulturën politike nuk mund ti shmangesh për asnjë arsye ballafaqimit.

Zgjedhjet në PD ishin maskaradë.nuk ishte maskaradë për një ditë të vetme, por që nga fillimi. Nuk ka bërë asnjë konsultë me kreun e Këshillit Kombëtra, Këshilli Kombëtar nuk u lejua të diskutohej për zgjedhje, por u vendos para faktit të kryer të Kryesisë?, tha Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga