LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Manipulimi i zgjedhjeve në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

14 Qershor 2021, 18:31, Denoncim CNA

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që  gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së, kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore, por votoi fare lehtë vetëm me ID.

Qendra e votimit të PD-së, Vorë

Fiksi: Si kaluat?

Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo, nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi:  Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banorë ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument.

Komisioneri 1: Jo më s?ka nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi:  Ku?

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarsimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi:  Hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po.

Fiksi:  A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vëzhguesja: Vjet, për çfarë ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait.

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim domethënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi:  Kam shkuar me e kërkuar dhe më kanë thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thonë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi:  Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po…. Faleminderit kalofshi mirë./ tch

Lajmet e fundit nga