Connect with Us

“Faleminderit me zemër”/ Ilva Tare largohet nga ekrani, nis një kapitull i ri në rrugëtimin personal dhe profesional

Lajme

“Faleminderit me zemër”/ Ilva Tare largohet nga ekrani, nis një kapitull i ri në rrugëtimin personal dhe profesional

Publikuar

-

“Faleminderit me zemër”/ Ilva Tare largohet nga ekrani, nis një kapitull i ri në rrugëtimin personal dhe profesional

Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time.

Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falënderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta.

E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore.

Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur.

Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tonë.

LEXO EDHE:  Gazmend Oketa largohet nga politika/ “S’mund të rri me trafikantë”

Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.

Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja ne këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh.

Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Now dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!/euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SPAK zbarkon në zyrat e hipotekës në Tiranë/ Arrestohen tre zyrtarë

Publikuar

-

Nga

SPAK zbarkon në zyrat e Hipotekës së Tiranës/ Arrestohen tre zyrtarë

SPAK dhe krimi ekonomik kanë zhvilluar një aksion ne zyrat qendrore te hipotekës në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se janë lëshuar 5 urdhër arreste në total, prej të cilëve janë ekzekutuar vetëm tre, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.

Dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave.

LEXO EDHE:  E papritur!/ Edhe ky prezantues i njohur sapo i dha lamtumirën Top Channel-it?

LEXO EDHE:  Pse shqiptarët po duan të largohen nga Shqipëria - sidomos sot?

vijon…

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ministritë 65 mln euro borxhe/ Auditi i qeverisë zbulon se 7 ministri nuk paguan në afat faturat

Publikuar

-

Nga

Ministritë 65 mln euro borxhe, auditi i qeverisë zbulon se 7 ministri nuk paguan në afat faturat

Detyrimet e prapambetura janë rritur më tej gjatë vitit 2021. Në muajin mars të këtij viti stoku i borxhit të ministrive arriti në 65.4 milionë euro, me rritje rreth 8.4 milionë euro brenda 3 muajve.

Faturat e pashlyera në kohë nga Thesari përbëjnë një problem të mbartur në vite, që shtohen nga vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna dhe detyrimet për investime. Rreth 85 për qind e borxhit në qeverisjen qendrore raportohet në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.

Me një udhëzim të vitit 2014 qeveria është angazhuar të shlyejë në kohë këto detyrime dhe të parandalojë borxhet e reja, por ky objektiv nuk është përmbushur. Megjithatë, qeveria ka kryer audit të brendshëm për çdo ministri, duke matur 18 tregues, përfshi dhe mbajtjen në kontroll të borxheve. Në vitin 2020, 7 nga 11 dikastere kanë performuar më keq se në vitin 2019.

Detyrimet e prapambetura janë rritur më tej gjatë vitit 2021. Në muajin mars të këtij viti stoku i borxhit të ministrive arriti në 65.4 milionë euro, me rritje rreth 8.4 milionë euro brenda 3 muajve.

LEXO EDHE:  Ku ndodhet Elvana Gjata?/ Fevziu zbulon vendndodhjen e këngëtares

LEXO EDHE:  Përfshirja e policisë në trafikun e drogës/ Haki Çako drejt largimit

Faturat e pashlyera në kohë nga Thesari përbëjnë një problem të mbartur në vite, që shtohen nga vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna dhe detyrimet për investime. Rreth 85 për qind e borxhit në qeverisjen qendrore raportohet në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.

Me një udhëzim të vitit 2014 qeveria është angazhuar të shlyejë në kohë këto detyrime dhe të parandalojë borxhet e reja, por ky objektiv nuk është përmbushur. Megjithatë, qeveria ka kryer audit të brendshëm për çdo ministri, duke matur 18 tregues, përfshi dhe mbajtjen në kontroll të borxheve. Në vitin 2020, 7 nga 11 dikastere kanë performuar më keq se në vitin 2019.

LEXO TE PLOTE

Lajme

I mori 25 mijë euro për operimin e këmbës/ Ish-miku nuk pranon t’ia kthejë: E dija që m’i dhe dhuratë

Publikuar

-

Nga

I mori 25 mijë euro për operimin e këmbës/ Ish-miku nuk pranon t’ia kthejë: E dija që m’i dhe dhuratë

Puntata e fundit e rubrikës “Shihemi në Gjyq” kishte në qendër konfliktin e dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit.

10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.

Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e  këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

Gëzimi: Ndenji shumë kohë në koma. Ndenji 123 ditë në koma.

Eni Çobani: E keni diskutuar përpara kësaj seance me njëri-tjetrin këtë bosht? E ke takuar ndonjëherë zotin Jani?

Gëzimi: Ka shumë vite që s’e kam takuar.

Jani: Për mua këto janë gjëra të kota. Se këtë faqe nuk e ka nxirë njeri. Unë kam pasur punë në Greqi.

Gëzimi: Edhe kur u takuam para 3 muajsh…

Jani: Ku më gjete ti mua? Ku jemi takuar? A të thashë “hajde me mua”?

Gëzimi: “Unë e dija që m’i dhe dhuratë këto lekët”.

LEXO EDHE:  Pas largimit të Eneda Tarifës, zbulohet moderatorja që do të prezantojë “Portokallinë”

LEXO EDHE:  Pse shqiptarët po duan të largohen nga Shqipëria - sidomos sot?

Eni Çobani: Pra, të ka thënë “dhuratë”? 25 mijë Euro dhuratë?

Jani: Nuk bën vaki në botë. Vetëm gënjen e mashtron. Unë t’i kem marrë atij lekë? Nuk ka shanse, nuk bën vaki.

Gëzimi: Unë nuk shkova te noterja se ky më tha “do të ta shpërblej”.

Jani: Ik ore, s’të vjen turp. Haram të qofshin paratë e mia.

I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni.

Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.

Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëri-tjetrin për të gjetur një rrugë të përbashkët.

LEXO TE PLOTE