Connect with Us

E torturuan, e vranë dhe e hodhën në rezervuar/ Zbulohen detaje shokuese nga vdekja e 26-vjeçarit

Kronika

E torturuan, e vranë dhe e hodhën në rezervuar/ Zbulohen detaje shokuese nga vdekja e 26-vjeçarit

Publikuar

-

Mjekësia ligjore ka zbuluar se para se të vritej dhe të hidhej në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 26-vjeçari Fridman Xhaferraj nga Plugu i Lushnjes është masakruar me sende të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Ledjona Xheladinaj, se viktima dhe autorët e dyshuar të ngjarjes njiheshin më parë dhe ka qenë zbardhja e tabulateve të celularit që ka çoi në identifkimin dhe shpalljen në kërkim të tyre.

Bëhet fjalë për Lulëzim Spahijan dhe një tjetër 26 vjeçar, të cilët dyshohet si autorë të vrasjes makabre dhe më pas hedhjen në rezervuar të trupit të viktimës.

Gjatë këqyrjes së trupit, ekspërtet mjekoligjore janë konstatuar goditja të forta në kokë dhe pjesë të tjerë të trupit, ç’ka i bën ata të dyshojnë se viktima fillimisht është torturuar dhe më pas është vrarë me goditje pas kokës.

LEXO EDHE:  34-vjeçari mbush fugonin me 17 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë

Burime bëjnë me dije se autorët e kanë gënjyer viktimën për të udhëtuar në drejtim të Korçës dhe më pas e kanë realizuar planin e tyre 4 kilometra larg fshatit Vithkuq.

Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan policinë për prezencën e një trupi në rezervuar ku pas verifikimeve është konstatuar se Xhaferraj, i njohur si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, nuk ishte mbytur, por më parë ishte vrarë dhe hedhur në rezervuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Berat- Poshnjë.

Mësohet se dy automjete, një tip “Benz”  me targa AA 180 TK si dhe tjetri  me targa AB 707 CY janë përplasur njëri me tjetrin.

Mjeti me targa AB 707 CY ishte marrë me qira dhe në të ishte një çift i huaj.

LEXO EDHE:  Pamje të llahtarshme nga Vjena/ Qendra e qytetit e mbuluar në gjak

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i makinës së turistëve të huaj ku më pas është përplasur me makinën që i vinte përball.

LEXO EDHE:  VIDEO/Zjarr në kodrat e Korçës

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  34-vjeçari mbush fugonin me 17 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë

LEXO EDHE:  "Ai do të më vrasë”/ Fjalët që gjyqtarja i tha koleges pak para ekzekutimit

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Librazhd/ 30-vjeçari i jep fund jetës, vetëvaret në pemë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Librazhd.

Policia njofton se një 30-vjeçar me inicialet D. D ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

LEXO EDHE:  Ju gjet një pajisje e dyshimtë/ Ndalohet italiani në Durrës

LEXO EDHE:  Korça e rrezikuar nga ndërtimi i një TEC-i/ Kërkohet rikthimi i projektit që do helmonte qytetin

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

LEXO TE PLOTE