LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy llafe për zgjedhjet dje në PD”/ Armir Shkurti: Ja kush është roli i Lulzim Bashës

14 Qershor 2021, 15:46, Politikë CNA
“Dy llafe për zgjedhjet dje në PD”/ Armir Shkurti: Ja kush

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike u mbyllën ditën e djeshme.l Në garë ishin katër kandidatë, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Lulzim Basha, ku fitues për të drejtuar edhe katër vjet të tjera opozitën u zgjodh sërish ky i fundit.

Gazetari Armir Shkurti, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se rivalët e Bashës i dinin rregullat e lojës, ndërsa veçoi Agron Shehajn si personin që bëri më shumë marketing dhe që do i shërbej për karrierën në vijim.

Për Shkurtin, ish kryeministri Sali Berisha është një dëm i madh sot për PD-në, ndërsa shtoi se duhet të marrë një vendim të rikthehet në PD apo të tërhiqet përgjithmonë pasi sipas tij po e shkatërron partinë.

Postimi i plotë i Armir Shkurtit:

DY LLAFE PËR ZGJEDHJET DJE NË PD

-“namikdoklet” A.Shehaj, E.Harxhi dhe F.Kadilli e bënë të ligjshëm dhe të moralshëm këtë proçes. ( Në prill ’91 Namik Dokle doli “përballë” Ramiz Alisë, si kandidat për president, për ta bërë të ligjshëm e normal atë proçes).

Besoj që, që të tre e dinin peshën specifike në lojë. Përveç A.Shehajt, që bëri goxha marketing , i cili do ti shërbejë në karierën në vijim, dy të tjerët mbeten kontorno bajate e lojës.

-Asnjëri prej tyre ( përfshi edhe Lulin ) nuk paraqiti ndonjë platformë afatshkurtër dhe afatgjatë se si të përballohej humbja e 25 prillit, si do sillet PD me Parlamentin dhe Qeverinë e re, me popullin dhe kanceleritë, si do fitohen zgjedhjet lokale, ato politike dhe si do ristrukturohet dhe drejtohet Partia Demokratike në 4 muaj, 2 dhe 4 vitet e ardhshme. E gjithë fushata u përqëndrua te “burri i mirë”. Por “burrë i mirë” për demokratët është Luli. Të tjerët, normalisht, janë të paprovuar.

-Sali Berisha është dëm i madh sot për PD – në. Me teorinë e karrotës dhe gomarit, ushqen me lugë boshe mijra demokratë, që presin të mpirë skutave rikthimin e tij. ” Ja! Tani kthehet doktori!” – ngjallen pas çdo humbjeje, kur doktori lëshon ndonjë metaforë në emisione. …

“NEVER SAY NEVER” – ka thënë këtë herë Saliu.

Doktor: NOË or NEVER! O dil o ik!! Se po vret edhe më të fundit rregëtimë opozitare me anestezinë tënde! QË PREJ 8 VJETËSH!!

? HABEMUS PAPAM!!

Kaq qesharake qe sot hareja prej ” befasisë” së fitores së Bashës!

Në asnjë rrethanë atij nuk i kërcënohej këtë herë posti. Atëhere pse u përdorën metoda staliniste të përjashtimit të kandidatëve ( I. Elezit ) nga gara, apo filtrimi i votuesve që kanë bërë like e komente në facebook për kandidatë jashtë PD?

Sepse, që nga marrja e postit, në 2013, kryetari i PD nuk ka patur kurrë qëllim fuqizimin e partisë ( pa çuar ndërmend… DEMOKRATIZIMIN dhe HAPJEN e saj) por thjesht marrjen e kontrollit absolut mbi të dhe ushtrimin e këtij kontrolli.

Në kushtet e një kolonie, siç është Shqipëria, roli i Lulit është të mpijë çdo kërcënim ndaj pushtetit duke mbajtur ndërkohë fasadën pluraliste dhe demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga