Connect with Us

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

Politikë

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

Publikuar

-

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha ka hedhur dyshime se Lulzim Basha mund të mos vijojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike, përgjatë katër viteve të ardhshme.

Nga studio e report tv, Indrit Hoxha nuk përjashtoi mundësinë e largimit të Bashës nga PD, ndërsa theksoi se deklarata e ish-kryeministri Sali Berisha I ka “trazuar ujërat” brenda partisë.

“A do jetë Basha në krye të PD-së, edhe për katër vitet e ardhshme? Këtë duhet tia lëmë kohës. Por, deklarata e liderit historik, Sali Berisha, ka trazuar shumë ujëra brenda PD. Sepse për herë të parë në tetë vite, Berisha artikuloi rikthimin e tij në PD. Ai tha nuk i vë më frena vetes edhe për t’u rikthyer në PD.

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri flet me fakte/ “Shuplakë” të fortë Bashës

Por, ajo që më intereson mua është bashkimi I Partisë Demokratike.”-tha Indrit Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenti Meta dekreton tre ligje të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta dekreton tre ligjet e rëndësishme

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e tre ligjeve.

Konkretisht, Presidenti i Republikës dekretoi sot ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

Po ashtu, Meta dekretoi edhe ligjin 2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

Një tjetër dekret i Presidentit ishte edhe ai për shpalljen e ligjit që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

26 korrik 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjet si më poshtë:

– Ligj nr.92/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave””.

LEXO EDHE:  Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit/ Sali Berisha duhet të arrestohet

– Ligj nr.93/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I””.

– Ligj nr. 98/2021 “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ””.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Milot-Rreshen/ Plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Rreshen, ku janë pëplasur dy makina.

Policia bën me dije se mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere.

Dy të lënduarat janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi policisë

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri flet me fakte/ “Shuplakë” të fortë Bashës

LEXO EDHE:  Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

“Në aksin rrugor Milot- Rreshen, mjeti tip “Ford ” me drejtues shtetasin P.Ll., është përplasur me mjetin tip “Renault ” me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjonaj firmos marrëveshjen në Londër/ Pritet transferimi i të burgosurve shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, po zhvillon një vizitë pune në Londër, ku ka firmosur edhe marrëveshjen për transferimin e të burgosurve.

Kjo marrëveshje mundëson transferimin legjitim të shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri, për të kryer pjesën tjetër të dënimit, si dhe transferimin e shtetas britanikë të burgosur në Shqipëri në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke mundësuar mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri në vendin e tyre të origjinës ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.

Sipas ministres Gjonaj, problemi kryesor është ndryshimi i procedures se transferimit në të dy vendet nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service perderisa transferimi kryhet vetëm ne baze te urdhrit per transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata), ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.-raporton BW.

LEXO EDHE:  Kryesia e PD/Akuzat per manipulime, Rakipllari: Nuk ka pasur transparencë mbi votimin

Në disa raste, pozita juridike e subjekteve pas njohjes së vendimit britanik rezultoi e rënduar, për shkak të njohjes pa konvertim të dënimit (te vijimit te denimit) ose te mosllogaritjes së periudhës së vuajtur të dënimit.

LEXO EDHE:  Kryesia e PD/Akuzat per manipulime, Rakipllari: Nuk ka pasur transparencë mbi votimin

Për këtë arsye, ministrja Gjonaj është shprehur se “nga ana jonë me autoritetet britanike jane zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat”.

LEXO TE PLOTE