LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në PD/ Demokratët do të zgjedhin kryetarin e  ri

13 Qershor 2021, 05:48, Politikë CNA
Zgjedhjet në PD/ Demokratët do të zgjedhin kryetarin e  ri

Sot Partia Demokratike mban zgjedhjet për kryetarë.

Janë rreth 75 mijë anëtarë të PD që janë thirrur për të votuar në 76 qendra votimi, të ngritura në të gjithë vendin.

Kandidatët në garë për kreun e PD janë: Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike, erdhën vrullshëm pas humbjes së Lulzim Bashës me 25 Prill, i cili nuk pranoi të dorëhiqej, duke thënë se lufta sapo ka filluar dhe se betejat do të vijojnë./CNA.al

Lajmet e fundit nga