LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Voton Fatbardh Kadilli/ “Kjo garë u mbyll ashtu siç nisi, e pabarabartë”

13 Qershor 2021, 09:17, Politikë CNA

Kandidati për kreun e PD Fatbadh Kadilli paraditen e sotme i është drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku do të votohet për kryetarin e ri.

Kadilli ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë ku deklaroi se kjo garë ashtu siç nisi edhe u mbyll e pa barabartë.

?Është një moment shumë i rëndësishëm për PD, i ftoj të gjithë të marrim pjesë, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajoja dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë.

Në përgjithësi iu rri larg këtyre lloj proceseve, procesi i vërtetë është fryma me të cilën do të dalin sot demokratët, është hera e parë që një forcë politike që në pak kohë të reflektojë shumë?, u shpreh Kadilli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga