LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vjen ngarkesa tjetër, dikush duhet të presë mallin”/ Ish-Ministri i Ramës: Ndiqni drogën

13 Qershor 2021, 07:11, Aktualitet CNA
“Vjen ngarkesa tjetër, dikush duhet të presë mallin”/

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë 1, Ylli Manjani ka deklaruar se politika e qeverive të G7 për vendet në zhvillim është “Follow the money” (ndiq paranë).

Ndërkohë, sipas tij,  këtyre vendeve në zhvillim u kanë lënë të administrojnë kanalet botërore të drogës.

?Popullsia e vendeve të G7 llullatet me këtë drogë dhe paguan shërbimin. Këto para shkojnë tek xhepat e “zhvilluar” të vendeve në zhvillim.

Ja ku e ndoqëm dhe paranë… Pastaj?!

Hiç! Puna vijon. Ka edhe profesionistë.

Vjen ngarkesa tjetër. Dikush duhet ta presë mallin, ta përpunojë e tregëtojë. Ka shumë njerëz në G7 që presin shërbimin…

Pra nuk e kanë seriozisht se po ta kishin do duhet të “ndiqnin drogën”, jo paratë?, shkruan Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga