LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Vëzhguesit e mi janë përjashtuar'/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

13 Qershor 2021, 14:27, Politikë CNA
'Vëzhguesit e mi janë përjashtuar'/ Shehaj pret

Pas akuzave se vëzhguesit e tij janë duke u përjashtuar dhe po pengohen që të monitorojnë procesin, kandidati në garë për kryetar në PD, Agron Shehaj nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar.

Ai u kontaktua nga CNA.al, por refuzoi të përgjigjet, duke thënë shkurtimisht se pret fundit e procesit.

Më herët Shehaj denoncoi në rrjetet sociale parregullsi në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke thënë se po kompromentohet rëndë procesi votimit.

‘Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.

Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.

Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll’, shkruante Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga