Connect with Us

Vajza e Bashkim Finos pjesë e PS/ Braçe: Krenohu me Megin, mik

Politikë

Vajza e Bashkim Finos pjesë e PS/ Braçe: Krenohu me Megin, mik

Publikuar

-

Vajza e Bashkim Finos pjesë e PS/ Braçe: Krenohu me Megin, mik

Ditën e djeshme u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste ku vajza e Bashkim Finos, Megi Fino bëri me dije se do të jetë pjesë e kësaj partie.

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka shprehur mungesën e ish kryeministrit Fino në një ditë të rëndësishme si ajo e djeshmja. Në një status në rrjetet sociale Braçe shprehet se ai duhet të ndihet krenar për vajzën e tij, Megin.

Sa mungon ti. E ndjeva çdo ditë këtë herë “në fushë”! Por nga atje lart, krenohu për Megin tënd, Bashkim! Mik! Kampion”, ka shkruar Braçe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha sulmon Yuri Kim”: Nuk tërhiqem

Publikuar

-

Nga

Gjyqet e humbura në Arbitrazh / Paralajmëron Berisha: Gjoba të tjera të mëdha do t’i vijnë shqiptarëve

Ish Kryeministri Berisha është pyetur për pozicionin e kreut tëe PD –së Lulzim Basha, pas ultimatumit të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas të njëjtit, Kim është unike, se pasi është deklaruar për masakrën zgjedhore, vendos se edhe kush do të hyjë në Kuvend.

Ai është ndalur tek deklaratat e Kim, e cila pas takimit me Bashën tha, “Do të ishte ironi historike, “nëse partia do duhet të hante bar për një deputet të saj”, dhe këtu fjala është sigurisht  për ish-kryeministrin Berisha i cili është shpallur non grata nga Departamenti amerikan i shtetit”.

LEXO EDHE:  Rama me qeveri teknikësh dhe ish-oficerët e Berishës/ Opozita drejt protestës

Sipas Berishës, Basha ka treguar transparencë nga ambasadorja amerikane dhe asgjë më shumë./CNA.al

LEXO EDHE:  Sherr mes përfaqësuesve të PS, PD dhe LSI/ Tensione në procesin zgjedhor në Divjakë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim kërkoi largimin e tij/ Berisha zbardh detaje nga padia për Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Berisha i palëkundur/ ‘Kërcënimet nuk më trembin, jam deputet e do ulem me krenari në Kuvend’

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka njoftuar se avokati i  tij ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit.

Ashtu si më herët Berisha ka këmbëngulur se gjithçka është sajuar me shpifje ndaj tij.

E kam thirrur këtë konferencë për të njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të Blinken bazuar në keqinformim nga lobimi korruptiv  të Edi Ramës dhe Soros, unë autorizova avokatin tim të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi ka dorëzuar padinë në gjykatë. Sipas avokatit kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedent të mëparshëm se për shpifjen nuk ka imunitet.

Unë i bëj thirrej sekretarit Blinken të tregojë para gjykatës çdo fakt dhe dokumet që disponon ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij”, është shprehur Berisha..

LEXO EDHE:  Malaj zbardh prapaskenat e përplasjeve në PS-në e Vlorës/ Apeli i fortë: Mos rrezikoni jetën tuaj

LEXO EDHE:  Çfarë po kërkon Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore?!

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim,iI kërkoi kreut të PD-së Lulzim Basha largimin e Berishën nga lista e deputetëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A është mesazhi i ambasadores Kim, “fletë-rrufe e porositur nga regjimi i kleptokracisë” për Presidentin Meta

Publikuar

-

Nga

Asnjë fjalë, asnjë koment nga Presidenti Meta pas një analize që ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shpërndau dje për mediat në Shqipëri.

Me një gjuhë aspak diplomatike, pa asnjë ekuivok dhe me tone të adresuara si të ishte ajo kryetarja e shtetit, ambasadorja Kim përcakton vijësjelljen e politikës shqiptare në ketë fazë kur vendi bëhet gati të shohë në punë parlamentin e ri të dalë nga “zgjedhje të mira, edhe pse nuk ishin të përkryera” siç i cilëson zgjedhjet e 25 prillit përfaqësuesja fuqiplotë e SHBA në Tiranë.

Në kushte normale mesazhi i zonjës Kim mund të ishte mesazhi i Presidentit të Republikës në përgjegjësinë e Kryetarit të Shtetit.

Presim me kënaqësi ta shohim Parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë, në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion, si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”.

Këtë paragraf të shkëputur nga mesazhi i ambasadores Kim, në fakt duhej ta adresonte Presidenti Meta e do të dukej krejt i natyrshëm dhe plotësisht në përmbushje të detyrës së vet kushtetuese e në lartësinë e njeriut të zgjedhur për të qenë mbi palët.

Mirëpo Presidenti Meta, ndryshe nga ç’bëri pasi Sekretari i Shtetit Blinke shpalli person “non grata” idhullin e tij Sali Berisha, kur qendrimin e njeriut të dytë më të rëndësishëm të SHBA e qunte fletërrufe, këtë rradhë të paktën deri tani ka zgjedhur të heshtë.

LEXO EDHE:  Sherr mes përfaqësuesve të PS, PD dhe LSI/ Tensione në procesin zgjedhor në Divjakë

LEXO EDHE:  INTERVISTA- Agron Gjekmarkaj analizon qeverinë dhe opozitën/ Nga kabineti nën mediokër i Ramës tek gabimet dhe meritat e Bashës

Ish-kreu i LSI-së sot në Presidencë shprehej se akti i SHBA-së është i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare.

Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë ato ditë, Presidenti Meta theksonte:

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë, Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”.

Po sot pasi është bërë i njohur qëndrimi i ambasadores Kim a do të reagojë sërish Presidenti Meta?

A ndjen ai detyrimin si President i Shqipërisë të ndajë me “të dashurit qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombasit kudo në botë” qëndrimin e tij dhe a do ta quajë edhe mesazhin e zonjës Kim apo Kimete siç e quan ai kur i referohet asaj nëpër bisedat që bën me të vetët, fletërrufe?

Po për definicionin e zonjës ambasadore “zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira” a ka ndonjë qëndrim Presidenti i Republikës së Shqipërisë?

Loja tashmë është hapur për të gjithë.

Sali Berisha i larguar nga pushteti real 8 vjet më parë është vënë nën goditje edhe për nderet që ju ka bërë partnerëve të tij politikë që në shqip do të thotë për mbrojtjen që iu ka bërë atyre me autoritetin që kishte pushteti i tij edhe mbi sistemin e drejtësisë.

A do t’ia kthejnë sot edhe partnerët “nderin me nder” Berishës, apo do të presin në heshtje rradhën?

Kjo është çeshtja!/CNA.al

LEXO TE PLOTE