LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Themelus të PD janë penguar të votojnë"/ Harxhi thirrje Bashës

13 Qershor 2021, 09:27, Politikë CNA
"Themelus të PD janë penguar të votojnë"/ Harxhi

Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dhënë votën e saj ditën e sotme në zgjedhjet selisë blu.

Pas votimit Harxhi mbajti një deklaratë ku shpreh bindjen se vota e demokratëve do të jetë për ndryshim.

Nga kutia e votimit Harxhi i bëri thirrje Bashës se demokratët duhet të jenë në lista, dhe se themelues të PD janë penguar të votojnë me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë.

Gjithashtu Harxhi shtoi se edhe pas 30 vitesh do të jetë aktive në politikë dhe se beteja e saj fillon sot.

?PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë. Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët, beteja ime fillon sot.

Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot?, u shpreh Harxhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga