Connect with Us

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Politikë

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Publikuar

-

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD, është shoqëruar me parregullsi të shumta.

Një ndër më skandalozet është manipulimi që është bërë në Maliq.

CNA.al ka mësuar se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për harxhin dhe 22

Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin. Pjesëmarrja në votim raportohet më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash. CNA.al denoncoi se ishin hedhur 150 vota në bashkinë e Maliqit me urdhër të deputetit Ervin Salianji. Bashkia e Maliqit nuk është një njësi e madhe administrative që ka një dendësi të madhe të popullsisë, pra siç është bashkia e Korçës, Bashkia e Pogradecit apo Elbasanit, por është një bashki e cila është ndërtuar kryesisht si një njësi administrative për popullsinë e Maliqit dhe në shumë komuna ka një shpërndarje të gjerë gjeografike.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar ka votuar Lulin në Maliq, kurse në Korçë në qytet, aty tek pazari, tek parku Rinia, tek lagjja 4, te lagjja 12, 7 nuk ka lëvizur nga shtëpia të shkojë të votojë.

LEXO EDHE:  "Kur Shqipëria të hyjë në Nato"/ Gafa e sekretarit të Bashës

Ky është një fakt që vërteton atë që CNA.al denoncoi për 150 votat e hedhura në Maliq, në një proces të manipuluar zgjedhor. Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë.

I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë. Bledion Nallbati, ish kryetari i Bashkisë ka mbushur kutitë për Lulzim Bashën, pasi pjesëmarrja në Devoll ka qenë shumë e ulët. Edhe popullsia e Devollit ëshë më e ulët se sa në Korçë. Por, Devolli ka gati dyfishin e votave për Lulzim Bashën, sesa Korça.

Dhe më të ultin rezultat e ka Kolonja, dhe më pas Pogradeci.

Pogradeci ka një numër më të madh anëtarësh. Është një njësi administrative me më shumë banorë, por del se në Pogradec kanë votuar më pak se në Korçë. Në Pogradec kanë votuar më pak se në Maliq dhe më pak se në Devoll. Por, në fakt Devolli dhe Maliqi janë bashki më të shpërndara si njësi administrative sesa Pogradeci./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Gjashtë vitet e dështimit dhe të papërgjegjësisë/ Edvin Kulluri “dush të ftohtë”  Bashës

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha fillon mbledhjen me kryesinë e PD

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Petrit Vasili, ‘zagari’ që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke ‘lehur’ kundër Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Petrit Vasili, zagari që i kundërvihet ambasadores së SHBA duke lehur kundër Reformës në Drejtësi

Nuk ka se si të ndodhte ndryshe. Petrit Vasili si gjithnjë pritej të ishte i pari që do t’i kundervihej amdasadores se SHBA Juri Kim dhe këtë e ka bërë me devotshmërinë e tij të njohur sa herë është fjala për t’iu sulur reformës në drejtësi.

Ish ministri më torrollak i drejtësise dhe deputeti me 362 vota, zagari i njohur që leh sa herë e ndërsen padroni i tij Ilir Meta, edhe sot iu kundërvu ambasadores se SHBA duke lehur kundër reformës në drejtësi.

Sot është mbajtur në Tiranë Tryeza e Rrumbullakët për Përfundimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në kuadër të 5 vjetorit të nisjes së Reformës në Drejtësi, ku midis të ftuarve të tjerë ka qenë edhe ambasadorja e ShBA në Tiranë zonja Juri Kim, e cila në fjalën e saj ndër të tjera tha:

“Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt Reformës në Drejtësi që qytetarët e saj kërkojnë dhe ne po shohim rezultatet e atyre përpjekjeve. Të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në 2016 janë tashmë plotësisht funksionale”.

Mirëpo një vlerësim i tillë nuk mund t’i pëlqente Ilir Metës, ndaj prej paburrërisë për të dalë vetë hapur dhe publikisht kundër ambasadores Kim, ai ndërseu Petrit Vasilin i cili mezi pret të shpalosë talentin e tij prej zagari të devotshëm sa herë që i duhet Metës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe reformës në drejtësi.

“Me institucionet e drejtësisë tashmë të ngritura, ato po tregojnë tani se mund të veprojnë dhe se mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar. Ato po tregojnë se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël. Askush, askush, sado i fuqishëm mendon se është në këtë çast, askush nuk është mbi ligjin dhe është në dorën e institucioneve shqiptare të drejtësisë, është në dorën tuaj të tregoni nëpërmjet veprimeve tuaja se kjo është e vërtetë dhe do të jetë e vërtetë”, thotë ambasadorja Kim, ndërsa Petrit Vasili i përgjigjet duke e quajtur tryezën e rrumbullakët të organizuar sot ditën e përshpirtjes apo të vajtimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha fillon mbledhjen me kryesinë e PD

“ Reforma në drejtësi nuk ka nevojē as për deklarata apo të përshpirtjeve që bëhen një herë në vit, sepse vit për vit bëhet nga një përshpirjte më 22 korrik” shprehet Petrit Vasili e më tej ai ju ka kujtuar ambasadorëve se “po flasin shumë, nderkohë që duhej të flisnin shumë më pak se ne nuk flasim për reformat e tyre, ambasadorët tanë nuk flasin për reformat e tyre, nuk fusin hundët!”

Vetëm një trutharë si ky Petrit Vasili mund të flasë më këtë gjuhë si komunistët e 1970-ës në Shqipëri e t’i thotë ambasadores amerikane dhe ambasadorit të BE-së qe “nuk duhet të flisni kaq shumë” për një reformë që është investimi më i madh në Shqipëri i qeverise se SHBA dhe BE.

LEXO EDHE:  Basha kapet në flagrancë/Ja si tallet me demokratët

Pra ata që e inicuan dhe që po e realizojnë reformën, ata që po e financojnë dhe që po udheheqin luftën kunder korrupsionit, SHBA dhe BE nuk duhet të flasin e duhet të vazhdojë të flasë Petrit Vasili i LSI-së, zagari lehës i Ilir Metës.

Mirëpo për ca langonj si ky kokëboshi i Metës dhe për ata që e ndërsejnë këtë të sulmojë ambasadoren e SHBA dhe reformën në drejtësi, zonja ambasadore foli shumë qartë sot teksa tha:

“Shumë vetë thanë se nuk mund të bëhej. Shumë vetë në fakt, nuk donin që të bëhej. Por po ndodh. Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë, për t’a ndaluar së ndodhuri”.

Mirëpo të gjithë ata si ky Petrit Vasili që po bëjnë ç’mos ta ndalojnë reformën në drejtësi e kanë të kotë. Ajo do ti djegë e përvëlojë të gjithë, sepse në fund të fundit ky është vullneti i popullit shqiptar, do apo nuk do zagari lehës dhe ai që e ndërsen zagarin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE