LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shfryrja e listave dhe manipulimi i rezultatit/ Skandali i 2017 rrezikon të përsëritet në zgjedhjet e PD

13 Qershor 2021, 09:34, Politikë CNA

Lulzim Basha u vet’shpall kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017, në një proçes zgjedhor, ku nuk respektoi as standardet më minimale të një gare demokratike.

Zgjedhjet në PD duhej të ishin normale dhe kandidatët që në atë kohë ishin Basha dhe Eduart Selamin duhej  të zhvillonin një garë normale dhe të zgjidhej më i miri.

Por çfarë ndodhi? U luajt me listat, të cilat u frynë dhe për pasojë. kishte vota më shumë për Bashën se sa ç?ishte anëtarësia.

Në komisionin e famshëm ?Gjana?, dolën më tepër vota se sa numri i anëtarëve, në të gjithë vendin.

Pra,kishte më shumë vota sesa numri i njerëzve që kishin marrë pjesë në votim.

Për më tepër, nuk përputheshin fletët e votimit me rezultatin.

Për shembull në Qarkun e Korçës, siç ka raportuar më herët CNA.al në zgjedhjet e PD në 2017, u tha zyrtarisht se anëtarësia e PD-së është 1375 vetë.

Ndërkohë Basha  kishte marrë 1349 vota, ndërsa Eduard Selami 127 vota. Pra. në total dilte se kishin votuar 1476 persona, më shumë se sa anëtarësia e deklaruar zyrtarisht.

PD ishte braktisur, apo kishte mbushur kutitë në favor të tij, si i dilnin këto rezultate Bashës?

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në qarqe të tjera dhe rrezikon të përsëritet edhe në zgjedhjet që po mbahen sot.

Luli ka mbushur kutitë për zgjedhjen e tij dhe ka rritur anëtarësinë fiktivisht në vitin 2017 dhe në këto zgjedhje ka gjetur edhe një rrugë tjetër.

Ka zvogëluar listat në disa degë që të rrisë fiktivisht pjesëmarrjen, por raportimet që vijnë nga baza, theksojnë se po votohet kushdo dhe si të mundet pa dokument anëtarësie dhe pa kartë anëtarësie.

Megjithë këto manipulime pjesëmarrja duket mjaft e ulët./CNA.al

Lajmet e fundit nga