LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Bajden duhet ta vërë me shpatulla pas murit Putinin në samitin e Gjenevës

13 Qershor 2021, 07:25, Blog CNA
Pse Bajden duhet ta vërë me shpatulla pas murit Putinin në

Nga Alina Polyakova & James Lamond ?Center for European Policy Analysis?

Administrata e Bajdenit dëshiron që samiti Putin-Biden në Gjenevë, të jetë një hap drejt rivendosjes së një marrëdhënie ?të parashikueshme dhe të qëndrueshme? me Rusinë. Por ashtu si shumë nga paraardhësit e tij, të cilët kërkuan një marrëdhënie më të mirë me Putinin, edhe presidenti aktual i SHBA-së ka të ngjarë që të zhgënjehet.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara e dinë se Putini nuk është i interesuar për marrëdhënie

të qëndrueshme me homologun e tij amerikan. Në fakt, Kremlini synon të jetë një forcë destabilizuese, dhe një homologe jo e besueshme.

Lëvizjet dashakeqe të Rusisë në ditët përpara takimit, sinjalizojnë se kjo sjellje nuk ka gjasa që të ndryshojë së shpejti. Vetë samitit është promovuar tashmë si një fitore e PR për Vladimir Putinin brenda vendit.

Media ruse ka pretenduar se ishte Bajden ai që iu lut me ngulm Putinit për takimin, ndërsa ky i fundit po mendonte nëse do t?i ?jepte një shans? presidentit amerikan. Ndryshe nga ish-presidenti Trump, admirimi i të cilit për Putinin çoi në një nga samitet më të sikletshme në historinë e SHBA-së në Helsinki të Finlandës, ky president e ka të qartë se kush është në fakt Putini, një njeri me të cilin është përballur për vite me radhë.

Por kjo nuk do të thotë që Bajden është imun ndaj të njëjtit model të ?rivendosjeve? të dështuara të paraardhësve nga Klinton tek Bushi dhe Obama. Duke shkuar në këtë takim, presidenti Bajden ka një avantazh kryesor, të cilin Trump e shpërdoroi:aleancat.

Presidenti Bajden duhet që të përdorë takimet me aleatët e SHBA, G-7-ën, NATO-n dhe BE-në për të kërkuar një qasje të koordinuar ndaj Rusisë me rezultate konkrete. Samiti i Gjenevës, është vërtet një shans për një marrëdhënie tjetër SHBA-Rusi, një marrëdhënie në të cilën SHBA-ja dikton axhendën me mbështetjen e aleatëve, dhe ku është ajo që vendos linjat e kuqe të qarta dhe të zbatueshme për sulmet ruse kundër demokracive.

Dhe ja se si mund të bëhet kjo. Së pari, Bajden duhet të shkojë në Gjenevë me një marrëveshje të re nga aleatët në G7, NATO dhe BE, sipas së cilës lufta kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe kleptokracisë, do të jetë një përparësi e aleancës.

Duke koordinuar një goditje ndaj financave të paligjshme dhe korrupsionit strategjik, ekonomitë perëndimore do të minojnë ndikimin keqdashës të Rusisë jashtë vendit, dhe do të promovojnë qëndrueshmërinë demokratike brenda shteteve perëndimore.

Memorandumi i Studimit të Sigurisë Kombëtare (NSSM) i Bajden, që e përcakton luftën kundër korrupsionit si një interes jetik në lidhje me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara është një fillim premtues, por ka ende shumë punë për të bërë në këtë aspekt.

Koordinimi transatlantik, do të jetë thelbësor për çdo përpjekje të suksesshme. Prandaj shkuarja e Bajden në Gjenevë, menjëherë pas takimeve me aleatët kryesorë, duhet të shoqërohet me një shfaqje të forcës. SHBA-ja mund të vendosë sanksione në zbatimin e axhendës së saj anti-korrupsion.

Ndërsa sanksionet janë shndërruar në mjetin kryesor për t?iu përgjigjur Rusisë për gjithçka, nga aneksimi i Krimesë, deri në ndërhyrjen tek zgjedhjet presidenciale amerikane, SHBA-ja nuk ka ndaluar së synuari rrjetet e oligarkëve të Kremlinit, të cilat janë baza e kontrollit të pushtetit nga Putin.

Aleksei Navalni, udhëheqësi i burgosur i opozitës, ka ofruar një listë të shënjestrave të mundshme për një qasje të tillë. Si pjesë e raportimit të kërkuar nga Kongresi, Departamentet e Shtetit dhe Thesarit kanë bërë kërkime të rëndësishme mbi këtë çështje.

Po ashtu për këtë strategji, ka një mbështetje në rritje dy-partiake në SHBA. Pjesa më e vështirë do të jetë bindja e aleatëve hezitues evropianë. Dhe kjo është arsyeja pse diplomacia në ditët në vijim në samitin e G7 dhe atë BE-SHBA, do të jetë jetike për të paraqitur imazhin e një aleancë të bashkuar.

Së dyti, presidenti Bajden ka thënë se të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike, do të orientojnë politikën e jashtme të administratës së tij. Për ta mbajtur atë premtim, ai duhet të përballet me Putinin për shtypjen brutale që ky i fundit i ka bërë zërave të pavarur në Rusi.

Helmimi, gjyqet farsë dhe ndalimi i vazhdueshëm i Navalnit, shënuan vetëm fillimin e përpjekjes së përtërirë dhe brutale të Kremlinit për të shuar zërat opozitarë në vend. Më 4 qershor, Putini firmosi një ligj që e lejon Kremlinin të kriminalizojë çdo organizatë apo person të shoqërisë civile, duke e cilësuar si ?terroriste?.

Organizata anti-korrupsion e Navalnit, dhe ato që lidhen me të, cilësohet tani ekstremiste, ashtu si organizatat terroriste. Kremlini ka përdorur të njëjtën etiketë për t?u bërë presion edhe kompanive amerikane, si Google, Tëitter dhe Facebook, për të hequr ose bllokuar përmbajtjen që e konsideron të paligjshme, një eufemizëm për përmbajtjen anti-qeveritare.

Platformat e mediave sociale me bazë në SHBA, sigurojnë një rrugë të fuqishme për zëra të pavarur si Navalni, videot e të cilit në YouTube marrin miliona shikime nga populli rus.

Së treti, Bajden duhet t?ia bëjë të qartë Putinit se ai është përgjegjës për sulmet kibernetike që vijnë nga kufijtë e Rusisë, pavarësisht nëse ato urdhërohen nga shteti apo jo. Ashtu siç nuk kemi toleruar strehët e sigurta terroriste në të gjithë botën, ne nuk mund të tolerojmë as strehimin e hakerave që sulmojnë infrastrukturën tonë jetike.

Sulmet e fundit ndaj sigurisë energjitike, ushqimore dhe shëndetësore nxjerrin në pah, se si kriminelët kibernetikë që veprojnë nga brenda Rusisë me pëlqimin e qeverisë, po ndikojnë në jetën e përditshme të amerikanëve të zakonshëm.

Bajden ka përpara një axhendë të konsiderueshme në një varg samitetesh, teksa po e rindërton pozicionin e Amerikës në skenën botërore. Samiti i Gjenevës do të jetë më i vështiri nga të gjithë. Por vetëm duke ia bërë të qartë Moskës se ku ekzistojnë linjat e kuqe dhe pasojat e shkeljes së tyre, mund të arrihet një lloj stabiliteti global.

Padyshim që kjo qasje mund të sjellë tone të ashpram, dhe jo shfaqjet e zakonshme të mirëkuptimit në parim, që kemi pritur nga samitet e mëdha. Por në fund të fundit, kjo do të na çojë atje ku duhet të jemi realisht./CNA.al

Lajmet e fundit nga