Connect with Us

Manastirliu inspekton QSH e Ishmit/ Hartohen protokollet për turizmin, hapen 29 qendrat verore

Sociale

Manastirliu inspekton QSH e Ishmit/ Hartohen protokollet për turizmin, hapen 29 qendrat verore

Publikuar

-

Manastirliu inspekton QSH e Ishmit/ Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Kjo qendër u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nuk mund të rehabilitohej, ndaj siç e premtuam, kjo qendër po ndërtohet e re, më e bukur dhe më e fortë, me mbështetjen e partnerëve tanë të qeverisë zviceriane, në kuadër të programit të rindërtimit. Qendra e re do të përfundojë dhe do të jetë funksionale brenda këtij sezoni turistik”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se qendra e Ishmit do të shërbejë për 8 mijë banorët e kësaj zone por edhe për turistët, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 29 qendra shëndetësore verore do të hapen me 15 qershor.

“Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore”, deklaroi Manastirliu.

Nga Ishmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit janë finalizuar protokollet për sezonin turistik dhe apeloi për zbatimin rigoroz të tyre, me qëllim parandalimin e COVID-19.

LEXO EDHE:  Manastirliu lajmëron investime madhore në shëndetësi

“Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore anticovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa anticovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektoriati Shëndetësor dhe Inspektoriatet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se jemi në një situatë të mirë epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel sërish qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe vijojnë të respektojnë rregullat antiCOVID./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  Manastirliu lajmëron investime madhore në shëndetësi

LEXO EDHE:  Punimet në rrugën Delvinë-Kardhiq/ Qytetari i përvishet Ramës

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Husi/ Manastirliu: Profesionist i rrallë dhe i palodhur

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Vaksinim për çdo qytetar +18 vjeç/ Ja hapat që duhet të ndiqni

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Performanca e ministrave të qeverisë, shqiptarët vlerësojnë më shumë Manastirliun

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE