LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam krenar që e ndeza garën”/ Kadilli: Demokratët i’u përgjigjen detyrimit për të votuar

13 Qershor 2021, 13:01, Politikë CNA
“Jam krenar që e ndeza garën”/ Kadilli: Demokratët

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një prononcim për CNA.al, Kadilli u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë goxha e madhe der më tani, dhe kjo vjen si rezultat i garës.

?Deri më tani pjesëmarrja është shumë e madhe dhe kjo vjen si rezultat i  garës. Këtu nuk dua me marr lavdërime, por kam meritën time, sepse unë  e hapa këtë garë. Fakti që kemi qenë prezent në territor dhe në media, ka bërë që demokratët ti përgjigjen detyrimit për të votuar për kryetarin e tyre.

Në disa degë nga informacionet që kam deri më tani, pjesëmarrja ka shkuar dhe mbi 60%.

Para katër vitesh pjesëmarrja ishte tjetër gjë, shumë më e vogël. Pavarësisht se në numra kanë dalë rezultate të tjera.

Pra gara e ka sensibilizuar pjesëmarrjen dhe jam krenar që jam ai që e ndeza garën dhe që e solla PD tek gara?, u shpreh Kadilli.

Sa i përket parregullsive, Kadilli tha se ka probleme dhe shqetësime të vogla, por për ktë duhet pritur raporti përfundimtarë.

?Rezultati do shihet në fund. Sa i përket parregullsive do shprehem vetëm kur të kem raportin e vëzhguesve të mi?, përfundoi Kadilli./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga