LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

13 Qershor 2021, 17:03, Politikë CNA
Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

Ish deputetes së PD, Lajla Pernaska nuk i është lejuar të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se i qëndron bindjes së saj se ?Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese?.

?Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).

I qëndroj bindjes sime se: ? Nj? Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese?

Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.

Shqipëria do bëhet?, shprehet Përnaska./ CNA.al  

Lajmet e fundit nga