LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I hiqet emri nga listat e votuesve të PD/ Aktorja e njohur reagon ashpër: Turp

13 Qershor 2021, 14:31, Aktualitet CNA
I hiqet emri nga listat e votuesve të PD/ Aktorja e njohur reagon

Aktorja e njohur, Bruna Borova ka reaguar ashpër pasi nuk ka gjetur emrin e saj në listën e votuesve në zgjedhjet për kryetar të PD.

E revoltuar, aktorja e ka quajtur këtë një akt të trupshëm dhe përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nëse nuk ndryshohen drejtuesit aktualë të kësaj partie, PD do të mbetet gjithnjë në opozitë.

Ku po shkon ? Me pyeti nje miku im qe e takova rastesisht nje dite para zgjedhjeve. Ne mitingun permbylles te PD i thashe , gjithe krenari e bindur ne fitoren.

Hahahaha?me qeshi ne fytyre?akoma me partite ti ? Te dija me te mencur. Te gjithe hajna jane. Te djathtet vjedhin me te djathten, te majtet me te majten, ndersa LSI ja ka mare doren , vjedh me te dyja?Ju te ndershmeve as qe ju kane ne refene vec si sherbetore ju duan.

Sot e vertetova kete kur vajta te votoja per kryetarin dhe ne bllokun e bakallit emri im nuk ishte.

TURP. Gjithsesi e djathta e ka ndare mendjen?derisa te vdesin keta qe drejtojne, ne opozite do mbetet”, shkruan aktorja Bruna Borova./ CNA.al

Lajmet e fundit nga