LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjeniu” Jemin i vjen në ndihmë Bashës?/ Në Durrës i “mbijnë” mbi 300 vota

13 Qershor 2021, 20:38, Politikë CNA
“Gjeniu” Jemin i vjen në ndihmë Bashës?/ Në

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin Partisë Demokratike nuk kishte aspak surpriza. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga CNA.al, Lulzim Basha ka bërë gjithçka për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Nga votat e numëruara deri tani, Basha ka mbajtur karrigen e kryetarit, por me një humbje mbi 30 mijë vota, në krahasim me vitin 2017.

Por, ?perlat? nuk kanë të sosur në procesin zgjedhor, ndërsa rasti më kuptimplotë është në Durrës.

Sikurse shikohet në tabelën më poshtë, për Lulzim Bashën, pretendohet se kanë votuar 1266 demokratë.

Por, kjo është ajo që tregon më së miri, se çfarë procesi ka përgatitu Lulzim Basha. Sikurse shikohet në procesverbalin e mbajtur në Durrës, numri i anëtarëve që kanë votuar është 897, ku dy prej tyre kanë rezultuar vota të pavlefshme.

Pra, ngelin 895 vota, ndërsa për Lulin paska 1266 vota. Sa nga i mbinë Lulzim Bashës mbi 300 vota, këtë mund ta dijë vetëm ai bashkë me ?Jeminët? e tij.

Kujtojmë këtu se Jemin Gjana, është ?gjeniu? që i zgjidh hallet Lulzim Bashës.

Në dhjetor të vitit 2018, ndërsa PD publikoi procesverbalin me emrat fitues të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili mbante edhe firmën e Jemin Gjanës, dilte qartë manipulimi që i është bërë zgjedhjeve.

Referuar këtij procesverbali, dokumentin të cilin e shikoni më poshtë, ka dal në pah një manipulim i numrit të votuesve që është më i vogël se fletët e gjetura në kutitë e votimit.

Në procesverbal shkruhet se ka rezultuar se mandatin për të votuar në fillim të procesit, e kanë marrë 4741 persona, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 4919 persona.

Në atë kohë i ?mbinë? rreth 178 persona, ndërsa tani e ka shtuar ?dozën? në mbi 300 vota./CNA.al

Jemin Gjana, ?gjeniu? që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga