Connect with Us

Eriksen merr në video-call shokët e ekipit: Jam më mirë se ju djema, gati të shkoj në stërvitje

Sport

Eriksen merr në video-call shokët e ekipit: Jam më mirë se ju djema, gati të shkoj në stërvitje

Publikuar

-

Incidenti i ndodhur ditën e djeshme me Kristian Eriksenin në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës e vlefshme për “Euro 2020” tronditi gjithë botën e futbollit, por jo vetëm. Kur jemi thuajse 24 orë pas atij episodi, lajme të mira vijnë për lojtarin i cili ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme. Mesfushori ka qetësuar gjithë opinionin publik, por më së shumti kombëtaren daneze.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar, tek Danimarka kanë dalë në një konferencë për shtyp dhe kanë treguar më shumë rreth gjendjes së lojtarit, ku kanë zbuluar edhe diçka të rëndësishme për tifozët. Siç tregojnë drejtuesit e kombëtares daneze është vet Eriksen i cili ka komunikuar me pjesën e grupit të lojtarëve të kombëtares duke ju thënë se gjendja e tij është e mirë dhe këtë e ka zbuluar në një video-call me ekipin.

“Si jam? Mendoj se jam më mirë se ju”- këto ishin fjalët e para të mesfushorit të Interit në bisedën me lojtarët sipas asaj që tregon trajneri i Danimarkës. Këto fjalë ishin “ilaç” për kombëtaren e Danimarkës të cilët janë më të qetë pasi kanë mësuar nga vet lojtari gjendjen e tij.

“Ne pamë fytyrën e tij në ekran dhe ai na tha: Ndihem sikur jam gati të shkoj në stërvitje tani djema. Përveç kësaj ai tha se ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për Kampionatin Europian”- do të përfundonte trajneri i cili tregoi më shumë për situatën kritike që përjetuan të gjithë sportdashësit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Koreja e Jugut shkruan historinë në “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut në shigjetari i ka sjellë medaljen e artë olimpike shtetit të saj në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Femrat e Koresë Jugore në shigjetari janë të vetmet në histori që i kanë fituar të gjitha medaljet e arta olimpike që nga viti 1988.

Sot, ato e fituan edhe një tjetër medalje të artë olimpike në shigjetari në kategorinë e femrave.

Ky është rekordi më i gjatë për fitimin e medaljes së artë olimpike në të gjitha kategoritë e sporteve të Lojërave Olimpike.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Edhe Varane drejt largimit nga Reali, gati akordi me Manchester United

Publikuar

-

Nga

Raphael Varane duket se karrierën do ta vazhdoje në Angli. Sipas mediave franceze, Man Utd është shumë afër marrëveshjes me Real Madrid për Varanen.

Gjiganti anglez prej kohësh kishte arritur marrëveshje rreth kusheve personale me mbrojtësin, por tani duket se marrëveshja është arritur edhe me klubin spanjoll.

Raportohet se tashmë dy klubet janë duke finalizuar detajet e transferimit që pritet të kushtojë rreth 45/50 milionë euro.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë me pagë rreth 12 milionë euro në sezon. Thuhet se zyrtarizimi mund të ndodhe gjatë javës së ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Maliqi godet në merkato, merr ish-sulmuesin e Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, Maliqi po mundohet të bëjë lëvizje të rëndësishme në këtë periudhë merkatoje, teksa dëshiron të bëjë sa më mirë në vitin e tij të parë mes profesionistëve.

Nën urdhrat e stafit teknik të klubit maliqar, që nga dita e nesërme do të vihet një lojtar i ri. Ish-sulmuesi i Skenderbeut, Paolo Ivani është futbollisti që do i bashkohet Maliqit për edicionin e ri, pasi ka gjetur akordin me klubin për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

Së fundmi, Ivani ka luajtur me Devollin, por tashmë do të jetë pjesë e maliqarëve, të cilët kanë si objektiv kryesor mbijetesën në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë menduar të mos bëjnë shumë ndryshime, duke ruajtur thuajse të gjithë grupin që siguroi ngjitjen historike./CNA.al

LEXO TE PLOTE