Connect with Us

Aksident në Elbasan/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën

Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën

Publikuar

-

Në mesditën e sotme është regjisturar një aksident në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Një kamion është përmbysur dhe ka bllokuar rrugën.

Sipas Ballkan Web se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mlizë. Mësohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrrollin mbi mjetin që ka shkaktuar dhe aksidentin.

Ende nuk raportohet nëse ka patur të lënduar, por përmbysja e mjetit ka shkaktuar bllokimin e rrugës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  “Sa shumë më do Zoti!” Aktorja shqiptare i shpëton aksidentit për një fije dhe pamjet janë të tmerrshme

LEXO EDHE:  Përplaset nga ekskavatori/ Plagoset rëndë punëtori

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vora nesër pa energji elektrike/ OSHEE njofton banorët, ja zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme në Vorë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-14:00 në zonat e mëposhtme.

Stakim, 26 korrik

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09;00-14;00,do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Elbasan/ Protestuesit bllokojnë ambulancën

LEXO EDHE:  Elbasan/ Protestuesit bllokojnë ambulancën

Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas 22 vjeçaren

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Elbasan/ “I dënuar për vrasje”, kush është biznesmeni që mbeti i plagosur

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE