LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Një malazez për mbrojtjen, Vllaznia prezanton afrimin e dytë

12 Qershor 2021, 11:45, Sport CNA
ZYRTARE/ Një malazez për mbrojtjen, Vllaznia prezanton afrimin e

Vllaznia ka prezantuar afrimin e dytë në merkato ditën e sotme , teksa ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit malazez, Darko Bulatoviç. 31-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Sutjeska Niksiç në Malin e Zi, ndërsa ka firmosur kontratë 1-vjeçare me Vllazninë.

Bulatoviç ka luajtur gjithashtu edhe në Serbi me skuadrat e Vozdovac, Cukaricki dhe radniçki, ndërsa një pjesë të karrierës e ka kaluar edhe në Poloni, te skuadrat e Midz Legnica dhe Czarni Zagan.

Pozicioni natyral i 31-vjeçarit është qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Postimi i klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.

Mirë se erdhe te Vllaznia Darko!

Lajmet e fundit nga