Connect with Us

Zgjedhjet e 13 Qershorit/ Andi Përmeti jep mesazhin e fortë

Politikë

Zgjedhjet e 13 Qershorit/ Andi Përmeti jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Zgjedhjet e 13 Qershorit/ Andi Përmeti jep mesazhin e fortë

Deputeti Andi Përmeti ka komentuar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të zhvillohen ditën e nesërme. Në një status në rrjetet sociale Përmeti është shprehur se e nesërmja është një ditë vendimtare.

Sipas tij, në zgjedhjet e nesërme demokratët do të kuptonë pse u refuzuan nga votuesit.

Përmeti është shprehur se nëse në këto zgjedhjet do të vidhet vota nga ai që ka pushtet, atëherë asnjë të mos citojë apo sulmojë pasi kur vjedh shtëpinë tënde, mos pretëndo të mos vjedhë kundërshtari.

Neser eshte nje dite vendimtare!

Neser eshte nje dite vendimtare per demokratet, kryesisht per lidershipin e ardhshem te saj. Neser fillon ose humbet beteja ndaj masakres elektorale Rama-Doshi. Neser demokratet kane shansin te kuptojne pse u refuzuan masivisht nga votuesit gri duke barazuar ose quajtur Bashen me te keq se Rama. Neser eshte nje dite vendimtare. Neqoftese neser brenda Partise Demokratike zgjedhjet do te vidhen ne favor te atij qe ka pushtet askush nga demokratet nuk duhet me te citoje, sulmoje ose te kete pretendime mbi vjedhjen e votave nga Rama-Doshi, sepse kur vjedh shtepine tende nuk mund te pretendosh mos te te vjedh kundershtari dhe neqoftese ti e riverteton (mbas vertetimit ne zgjedhje per kryetar PD 2017) qe drejtuesi i PD eshte me i keq se kryeministri mos shpresoni per asnje moment qe do keni nje mundesi te vetme per te mundur Ramen, sepse asnje votues gri nuk do ju besoj.

Neser eshte nje dite vendimtare per te gjithe ata qe duan te largojne Ramen dhe te jene te ndryshem nga Rama, duhet te fillojne duke larguar Bashen, si te keqen e madhe qe ka kapluar PD prej 8 vitesh.

Neser eshte nje dite vendimtare sepse nga e nesermja varet rezultati i zgjedhjeve parlamentare te vitit 2025”, u shpreh Përmeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos u dorëzoni”/ Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë: Po ju gënjejnë

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vijon të përcjellë mesazhe të forta, në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat nga Pusteci ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”, ambasadorja theksoi se “Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë.”.

Gjithashtu Yuri Kim theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe kushdo që thotë që “nuk është asgjë”, po gënjen.

“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim, por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni.

LEXO EDHE:  “Asgjë nuk ka përfunduar”/ Meta: Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor

LEXO EDHE:   Basha flet me emra/ Këta janë ndërmarrja e qeverisë kriminale 

Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë.”-tha Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U harrua SPAK dhe arka me peshk”/ Ish-ministri I Ramës mesazh Bashës: E ke diçka në dorë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa reagon në lidhje me vizitën e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, në Shqipëri, thekson se politika po tenton ta përdore, për të harruar ngjarje të tjera.

Sipas Manjanit, pas vizitës së Dua Lipës, “opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.”

Por, Manjani nuk lë pa shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se “Edhe ai e ka diçka në dorë”.

Pas vizitës së shoqes Dua, opinioni harroi arkën me peshk dhe medemek goditjet e mëdha që SPAK na i bëri qeverisë.

Tani opinioni të përgatitet për nivelin tjetër të thashethemeve që lidhen me qeverinë e re dhe me pyetjen: “a do pranojë Basha të bashkëpunojë me Ramën”?!

Kemi gjithë gushtin përpara, smbahet opinioni me SPAK. As me larje hesapesh. Me aksidente jo e jo. As me xhirot turistike të zonjës Kim… Ja do e shtyjmë edhe nja 2 ditë me rihapjen apo jo të Gërdecit… Prap, gushti është i gjatë.

Prandaj duhet më shumë intrigë.

Basha e ka në dorë këtë punë. Të bashkëpunojë apo jo?! Se për çfarë askush se di, por Ai e ka diçka në dorë…

Me këtë rast ngulet më mirë në mendje ideja se “fajin e ka Basha”…

Ritëm usta, ritëm…!

Gusht e gunë,

Thashetheme, jo punë.”-shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erion Braçe, dyshi i Ramës apo “fenomeni mushkonjë”?!

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/07/24/video-brace-e-nis-diten-i-revoltuar-cfare-e-shqetesoi-zv-kryeministrin/

Prej ditës së djeshme, zv.kryeministri Erion Braçe vijon të shprehë “revoltën” e tij, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan se është shqetësuar nga zhurma e punimeve në një pallat përballë banesës së tij.

“Revolta” e zv.kryeministrit në rrjetet sociale ka nisur prej mëngjesit të së shtunës, ku shkruante “Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”.

Më tej, Braçe ka vijuar ankesat, gjatë ditës së shtunë, deri edhe pas mesnate për të njëjtin problem, dhe po ashtu edhe mëngjesin e sotëm shkruante “Nuk ka fund. Po ngrenë vinc në trotuar,  mbi rrugë e 7 metër larg dritareve tona!

Pa asnjë kusht sigurie për banorë, këmbësore e kalimtarë që janë me mijëra në ditë në trotuar e rrugë, makina po e po!

Ndërkohe, shihni kushtet e sigurisë në punë!

Nuk e di sa peshon vinci që po ngrenë e ka këta punëtore poshtë! I bindur që janë edhe të pasiguruar!

Dhe s’dua ta lënë mënjanë. Sipas tabelës së lejes së vendosur, afati i punimeve të këtyre ka mbaruar në Mars!”.

Në fakt Erion Braçe bën mirë që ngre si shqetësim këtë problem, por pse në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Një mesazh në 26 vjetorin e Partisë Demokratike/ Nga Elvi FUNDO

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Çfarë do të ndodhë sot në selinë blu

A nuk është dyshi i qeverisë Erion Braçe? A nuk vjen ai direkt pas kryeministrit Edi Rama? A nuk është ky zëvëndëskryeministër?

Kur ky ankohet, çfarë duhet të bëjnë qytetarët vallë?

Nuk e di Braçe, që si zv.kryeministër ka në varësi Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit. INUK po ashtu është në varësi të Kryeministrisë.

Apo mund ti drejtohet edhe Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është i PS, dhe ka në varësi Urbanistikën, dhe Policinë Bashkiake.

Pse nuk iu drejtohet institucioneve Erion Braçe?

Se nga “revolta” që bën në rrjetet sociale, nuk kuptohet është zv.kryeministër, apo është “mushkonjë”?

Ka dalë për të pickuar nga Facebook, apo bën ndonjë punë?

Kur ankohet zv.kryeministri, çfarë duhet të bëjnë qytetarët shqiptarë?

Kur nuk e zgjidh dot as Erion Braçe, që është dyshi i qeverisë, kanë ngelur vetëm mushkonjat që të bëjnë punë.

Ama nëse Braçe ka ikë si zv.kryeministër dhe si deputet, e ka dalë në opozitë, kjo është tjetër gjë e do duhet kohë ta mësojmë.

Më poshtë seria e ankesave të zv.kryeministrit Braçe, të shprehura në faqen e tij në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE