LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet ngjarja e rëndë në Lushnje/ Prangoset autori

12 Qershor 2021, 07:53, Kronika CNA
Zbardhet ngjarja e rëndë në Lushnje/ Prangoset autori

Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A. si dhe është vënë në pranga autori.

Gjithashtu, uniformat blu bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpumin me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe me Prokurorinë Lushnjë, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.

Në vijim të veprimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh., 47 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë ?Arrest me burg?, për veprat penale ?Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, për shtetasin A. Sh. dhe për veprën penale ?Moskallëzimi i krimit? për shtetasin I. A.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh., në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga