Connect with Us

Vrasjet në vend/ Urdhër i ri për drejtuesit e policisë

Kronika

Vrasjet në vend/ Urdhër i ri për drejtuesit e policisë

Publikuar

-

Persona të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, apo edhe në konflikte për motive banale, do t’u  sekuestrohet arma e zjarrit, nëse e disponojnë një të tillë me leje. Ky është urdhri më i fundit që drejtues të Policisë së Shtetit u kanë dhënë vartësve të tyre në të 12 qarqet e vendit.

Sekuestrimi i armëve, edhe pse me leje, do të bëhet ndaj atyre personave që policia ka humbur besueshmërinë. Kjo, në rastet kur një qytetari rezulton i denoncuar apo kallëzuar në polici.

Ky urdhër vjen menjëherë pas vrasjeve të ndodhura muajt e fundit, disa prej të cilave kanë qenë për motive të dobëta apo konflikte banale.

Dy javë më parë, Policia e Shtetit vendosi që të shtyjë afatin e regjistrimit të armëve të zjarrit që nga viti 1993, kryesisht ato të gjahut e sportivet.

Afati i fundit për t’i regjistruar në sistemin elektronik SIMA është deri në fund të vitit. Fillimisht ishte parashikuar parashikuar që afati përfundimtar të ishte deri më 31 Maj.

LEXO EDHE:  AKEP urdhër të prerë kompanive të internetit/ "Bllokoni menjëherë faqet pornografike"

ABC mëson se gjithsej në të gjithë vendin rezultojnë të regjistruara 103.459 armë me leje. Ato janë të regjistruara vetëm në procesverbalet e uniformave blu.

Ndërsa deri më tani, në sistemin elektronik SIMA janë regjistruar 65.071 armë.

Numrin më të lartë të armëve me leje e mban Tirana, me 18.400. pasohet nga Fieri me 16.200armë, e duke vijuar me Durrësin me 10.200. Me numër më të vogël vijojn qarqet e tjera si Shkodra, Lezha, Vlora dhe Elbasani me nga 8 dhe 9 mijë armë. Ndërsa qarku që ka numrin më të vogël të armëve me leje është Kukësi, me 2.131.

Nga ana tjetër, policia ka planifikuar të bëjë edhe një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve që nga 1997-ta. Ky projektligj pritet të miratohet nga parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

ARMËT ME LEJE NË QARQE

Tiranë 18400 armë

Fier 16200 armë

Durrës 10200 armë

Shkodër 9200 armë

Lezhë 9000 armë

Vlorë 8200 armë

Elbasan 9750 armë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni i RENEA-s në Shkodër/ Policia zbardh detajet e ngjarjes, si u plagos 52-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Operacioni i RENEA-s në Shkodër/ Policia zbardh detajet e ngjarjes, si u plagos 52-vjeçari

Policia ka zbarhdur zyrtarisht detajet e ngjarjes në Shkodër, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri, gjatë një operacioni të RENEA-s, për arrestimin e tij.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi  të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.

Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 

52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga RENEA dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në  gjendje të stabilizuar.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja  rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.-thuhet në njoftim./CNA.al

Qëlloi për të vrarë dy agjentë të RENEA-s/ Zbardhen detajet e plagosjes në Dukagjin

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Në kërkim për vrasje të dyfishtë/ Kush është personi i plagosur në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, në rrethana ende të paqarta.

Burimet bëjnë të ditur se i plagosuri është Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë.

Ngjarja u regjistrua në Dukagjin, ndërsa mësohet se ai është plagosur gjatë operacionit të RENEA për arrestimin e tij.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Narkaj është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbetën Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Sipas informacioneve të bëra publike asokohe, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimave./CNA.al

RENEA zbarkon në Shkodër/ Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Tiranës

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA zbarkon në Shkodër/ Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

RENEA zbarkon në Shkodër/ Plagoset një person, niset me urgjencë drejt Tiranës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Dukagjin, ku i plagosur ka mbetur një 52-vjeçar, i cili rezulton person i shpallur në kërkim.

I plagosuri është A.N. 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë.

LEXO EDHE:  Olli bën paralajmërimin e frikshëm/ Jeta e shqiptarëve është në rrezik

Burimet bëjnë të ditur se 50-vjeçari është plagosur gjatë një operacioni të RENEA-s, për arrestimin e tij.

Plumbat trondisin Shkodrën/ Raportohet për të plagosur

LEXO TE PLOTE