Connect with Us

VIDEO/ Xherdan Shaqiri protagonist te goli, Zvicra ndëshkon Uellsin

Sport

VIDEO/ Xherdan Shaqiri protagonist te goli, Zvicra ndëshkon Uellsin

Publikuar

-

Zhbllokohet ndeshja Uells-Zvicër. Pjesa e parë e duelit të dytë të grupit A të Euro 2020 u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë ka nisur me rrjetën e kombëtares helvete.

Minuta e 49-të, krosim i Xherdan Shaqirit nga goditja e këndit dhe finalizim me kokë i Breel Embolo, sulmuesi i M’Gladbach.

Gol i rëndësishëm për Zvicrën, që do t’i bashkohet Italisë në krye me 3 pikë nëse ia del të ruajë avantazhin deri në fund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Manaj zbarkon në Gjermani, gati për ndeshjen e radhës me Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Barcelonës ka udhëtuar drejt Gjermanisë aty ku do të luajë një ndeshje miqësore me Shtutgartin në datën 31 korrik. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka udhëtuar me gjithë shokët e skuadrës dhe pritet të aktivizohet sërish në radhët e katalanasve.

Performancat e fundit e kanë futur në mendime trajnerin Kuman i cili si duket nuk kërkon të heqë dorë nga lushnjari, madje sipas mediave spanjolle tekniku holandez i ka kërkuar presidentit të klubit, Joan Laporta të mos e shesë sulmuesin kuqezi.

Në Gjermani kanë udhëtuar dhe yjet e tjetër të skuadrës, ndërkohë mungojnë Mesi dhe Aguero pas ndodhen me pushime pas përfundimit të ‘’Copa America’’.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vetëm 1 kilogramë larg medaljes, Briken Calja renditet i katërti në Lojërat Olimpike

Publikuar

-

Nga

Briken Calja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Ljërat Olimpike “Tokio 2020”, por mbeti në vendin e katërt me vetëm 1 kilogramë larg medaljes. Shqiptari e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes, por ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrejë 190 kg. Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Briken Calja tregohet fantastik në stilin e shtytjes, ngre me sukses 190 kilogramë

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Briken Çalja u rendit në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithëm, duke zhgënyer disi dhe duke qëndruar larg pritshmërive me 151 kg.

Ndërkaq, shqiptari ka shkëlqyer në stilin e shtytjes. Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.

Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart. Ndërkaq, në provën e tretë me 190 kg, ai ia doli me sukses duke arritur një rekord personal në këtë Olimpiadë.

Të presim e të shohim nëse do ketë vend në podium për shqiptarin…

LEXO TE PLOTE