Connect with Us

VIDEO/ Shokuese: Eriksen humb ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja e EURO 2020

Sport

VIDEO/ Shokuese: Eriksen humb ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja e EURO 2020

Publikuar

-

Christian Eriksen i ka trembur të gjithë në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai ka rënë pa ndjenjë në tokë dhe në fushë kanë zbritur mjekët.

 

Ndeshja është ndalur dhe nuk dihet ende gjendja e mesfushorit të Interit. Momente paniku, lojtarët dhe tifozët u panë në lot në ato momente.

 

Gjendja e danezit duket disi më e mirë, në fushë u fut edhe partnerja e tij. Ajo shikohet duke u qetësuar nga Kjaer dhe portieri Schmeichel.

 

UEFA, duke parë situatën e krijuar, vendosi të pezullojë ndeshjen Danimarkë-Finlandë, që kishte nisur prej orës 18:00.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sulmi i kombëtares në duar të sigurta, ja futbollistët që po shkëlqejnë me ekipet e tyre

Publikuar

-

Nga

Reparti i sulmit, pas konsolidimit të mbrojtjes me emra si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli apo edhe Veseli e Dermaku si dhe Hysaj e Doka në të djathtë apo Lenjni e Trashi në të majtë, është i radhës që po gëzon shumëllojshmëri tipash të lojtarëve në dispozicion të trajnerit Edi Reja.

Tekniku italian ka mundësi të shumta zgjedhjesh në repartin ofensiv duke filluar nga bombera si Cikalleshi, Manaj e Uzuni deri tek talentet Muçi e Broja. Cikalleshi është sulmues mjaft me eksperiencë i cili ka treguar cilësitë e tij në shumë ndeshje me Kombëtaren.

Rei Manaj po kalon një periudhë të artë me Barcelonën duke shënuar 4 gola në dy ndeshje me fanellën e katalanasve. Armando Broja gjithashtu bëri një hap të madh në karrierë duke firmosur për 5 vite me Çelsin dhe aktualisht po stërvitet me ekipin e parë.

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist tek Ferencvaroshi duke shënuar 4 gola në dy sfidat e fundit të hungarezëve në Champions. Ernest Muçi i mahniti të gjithë me golin e realizuar me fanellën e Legia këtë javë, teksa mund të jetë një pikë kthese për sulmuesin kuqezi.

Dhe lista vazhdon me sulmuesit e tjerë, Xhakomo Vrioni, Taulant Seferi, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Armando Sadiku e Florian Kamberi. Pra një shumëllojshmëri zgjedhjesh për teknikun Reja i cili duhet të gjejë formulën e duhur pasi sulmuesit kuqezi po shkëlqejnë me skuadrat e tyre respektive.

LEXO TE PLOTE

Sport

Memelli: Skënderbeu nuk është ende i plotë, presim përforcime

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ka folur pas testit miqësor kundër Maliqit ku ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-1. Tekniku bardhekuq është dukur deri diku i kënaqur me këtë ndeshje, duke u shprehur: “Janë 10 ditët e para të përgatitjeve. Ka qenë një 10 ditësh shumë intensiv. Jemi në ditët e para të ngarkesës dhe lodhja ndihet. Sigurisht që do të ishte paksa e vështirë, pasi është një ekip me shumë mungesa dhe jo i plotë”.

Janë të paktën 8 lojtarë që mungojnë dhe pritet t’i bashkohen skuadrës në vijimësi. Më pas do të kemi kohë që të kolaudojmë skuadrën me lojtarët e tjerë që kanë mbërritur. Kemi kohë për të plotësuar grupin. Presim që lojtarët të afrohen, por dhe të integrohen edhe të tjerët që janë afruar tashmë”.

Ne presim që të përforcohemi më tej edhe në dy pozicionet vakante në mbrojtje dhe më pas të shohim skuadrën se si do të adaptohet me lojën. Presim të vijë Rexhepi dhe Sadriu, sapo të mbarojnë Kupat e Europës me Shkëndijën. Kemi vendosur edhe testet e radhës, është një periudhë që skuadra gabon, por mund të rikuperosh, ndërsa më pas me fillimin e kampionatit duhet që të minimizojmë gjithçka”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Humbi rastin me portën bosh, sulmuesi i Bayernit zhduket nga rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Bajern Mynih, Xhoshua Zirkze u bë protagonist pak ditë më parë duke humbur një shans të artë në miqësoren që bavarazët luajtën ndaj Ajaksit. 20-vjeçari kishte të gjitha mundësitë të realizonte me portën bosh, por hezitoi dhe mbrojtësi i Ajaksit i hoqi topin nga këmba. Tifozët e Bajernit nuk e kanë përtypur dot këtë rast pasi e kanë cilësuar si ‘’tallje’’ dhe janë vërshuar në komente fyese në profilin e Zirkze në ‘’Instagram’’.

Ky veprim ka çuar sulmuesin që të fshijë të gjitha fotot madje dhe atë të profilit pas ishin mbushur me komente fyese. Vitin e kaluar, holandezi ishte pjesë e Parmës ku luajti vetëm 2 ndeshje, ndërsa këtë verë u rikthye përsëri te Bajerni.

LEXO TE PLOTE