Connect with Us

VIDEO/ Goli i Embolos nuk mjafton, Zvicra “paqe” me Uellsin. VAR-i i prish festën Xhakës & CO

Sport

VIDEO/ Goli i Embolos nuk mjafton, Zvicra “paqe” me Uellsin. VAR-i i prish festën Xhakës & CO

Publikuar

-

U luajt sot ndeshja e dytë e Kampionatit Europian, me Zvicrën dhe Uellsin, që bënë një ndeshje të bukur dhe me ritëm, por në fund ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, që gëzon më shumë Italinë, se skuadrat në fjalë.

Pjesa e parë në stadiumin Olimpik të Bakusë u mbyll në barazim pa gola, me skuadrat që kishin nga një rast flagrant për të tundur rrjetën, por portierët u treguan në lartësinë e duhur dhe shpëtuan portat respektive.

Yann Sommer shpëtoi portën e Zvicrës në minutën e 15-të. Kros nga e majta, goditje me kokë e Kieffer Moore, sulmuesit të Cardiff City. “Gardiani” i M’Gladbach fluturoi në ajër dhe shpëtoi portën e tij falë një pritje shumë të bukur.

Zvicra u zgjua, reagoi dhe pesë minuta më vonë ishte pranë realizimit të një goli fantastik. Mbrojtësi i Neëcastle, Fabien Schar tentoi të kapte në befasi portierin kundërshtar me një finte. Veprim i bukur teknik i 29-vjeçarit pas krosit të Xherdan Shaqirit, por “gardiani” Danny Ward i Leicester City devijoi topin në këndore.

Pjesa e parë e duelit të dytë të grupit A të Euro 2020 u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë nisi me rrjetën e kombëtares helvete. Minuta e 49-të, krosim i Xherdan Shaqirit nga goditja e këndit dhe finalizim me kokë i Breel Embolo, sulmuesi i Borussia M’Gladbach.

Pas golit të pësuar Uellsi nisi të reagojë dhe të vizitojë me shpesh portën e Sommer. Në minutën e 74 erdhi edhe goli i barazimt, që vulosi rezultatin e kësaj ndeshje. Kieffer Moore shfrytëzoi në maksimumin krosin e Joe Morrell dhe shënoi një gol me shumë vlerë.

Në minutën e 86, Zvicra shënoi golin e fitores, por VAR hyri në skenë dhe e anuloi, duke e mbyllur këtë ndeshje me shifrat 1-1. Me këtë rezultat, Italia ruan vendin e parë në renditje me 3 pikë dhe ndiqet nga Uellsi e Zvicra, që ndanë sot nga një pikë. Turqia mbetet me asnjë pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vetëm 1 kilogramë larg medaljes, Briken Calja renditet i katërti në Lojërat Olimpike

Publikuar

-

Nga

Briken Calja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Ljërat Olimpike “Tokio 2020”, por mbeti në vendin e katërt me vetëm 1 kilogramë larg medaljes. Shqiptari e mbylli me 151 kg garimin në stilin e shkëputjes, por ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

31-vjeçari çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e Caljes, i cili ia doli të ngrejë 190 kg. Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Briken Calja tregohet fantastik në stilin e shtytjes, ngre me sukses 190 kilogramë

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Briken Çalja u rendit në vendin e 7 në klasifikimin e përgjithëm, duke zhgënyer disi dhe duke qëndruar larg pritshmërive me 151 kg.

Ndërkaq, shqiptari ka shkëlqyer në stilin e shtytjes. Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.

Peshëngritësi provoi peshën 188 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart. Ndërkaq, në provën e tretë me 190 kg, ai ia doli me sukses duke arritur një rekord personal në këtë Olimpiadë.

Të presim e të shohim nëse do ketë vend në podium për shqiptarin…

LEXO TE PLOTE

Sport

Teuta mbush arkat, ja sa fitoi nga kualifikimi në Europë

Publikuar

-

Nga

Teuta vazhdon me arritjet historike këtë vit. Një vit më parë, skuadra durrsake triumfoi në kupë dhe Superkupë, ndërsa në sezonin 2020- 2021, e kulmoi me titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Deri më tani, me këtë ecuri të artë në turin e tretë të Konferencë Ligës, skuadra durrsake vetëm nga shpërblimet e UEFA-s pa përfshirë të ardhurat e tjera, ka të garantuara të paktën 1 milion e 190 mijë euro.

Kjo, pasi 280 mijë dhe 260 mijë euro, durrsakëve u shkojnë si ekipi kampion, shpërblim nga UEFA dhe shpërblimi për pjesëmarrjen në turin e parë të Champions-it. Më tej, Teuta merr tarifën e solidaritetit prej 100 mijë eurosh për turin e dytë të Konfrencë Ligës.

E kualifikuar në turin e tretë, skuadra durrsake ka të sigurt tarifën prej 100 mijë eurosh këtë tur dhe të paktën 550 mijë euro në rast eliminimi. Në total, deri më tani, Teuta ka garantuar 1 milion e 290 mijë euro.

LEXO TE PLOTE