LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U gjet i vrarë me një plumb në kokë/ Kush e nxori në pritë ish-shefin e anti-drogës?

12 Qershor 2021, 11:51, Kronika CNA
U gjet i vrarë me një plumb në kokë/ Kush e nxori në

Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet intensive që po kryhen nga autoritetet malazeze për zbardhjen e ngjarjës së rënë, ku ish-shefi i anti-drogës, Rudolf Elezoviçit u vra me një plumb në kokë.

Mediat vendase bëjne me dije se Elezoviç e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë. ]

Më pas, mendohet se ai telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt, shkruan gazeta Shqip.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij tashmë e kanë rrëzuar këtë pretendim para hetuesëve, duke thënë se ishte një njeri tepër i ndershëm dhe guximtar..

Rudolf Elezoviçit u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna me një plumb në kokë./CNA.al

Lajmet e fundit nga