Connect with Us

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Aktualitet

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Publikuar

-

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

LEXO EDHE:  Pandemia e COVID-19/ Bashkia Tropojë hapi tender fiktiv për pakot ushqimore

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit. VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.18 në Durrës.

Policia njofton, se është shkrumbuar banesa e pabanuar e shtetasit F. B., 80-vjeç.

Për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

LEXO EDHE:  “Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit rrjedh bluja”/ Basha: Shpresa e ndryshimit po vjen

LEXO EDHE:  Vrasja e Guxim Gjyriçit/ Artan Hoxha: Në Tropojë dihet kush e ekzekutoi, s'kisha pikë dyshimi...

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë/ Dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë/ Dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pak momente më parë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të një lokali.

Si pasojë janë kanë marrë lëndime të lehta 2 shtetase, që ndodheshin pasagjere në makinë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje/ Arrestohet 38 vjeçari nga Tropoja

LEXO EDHE:  Gështenjat e pjekura...

 Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete.

Kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje , po kryhen veprimet.

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pa patentë dhe të dehur në timon/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjobiten 1788 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Pa patentë dhe të dehur në timon/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, gjobiten 1788 të tjerë

12 shoferë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi në aksin Milot-Morinë.

Milot-Morinë, me Njësinë e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradave dhe punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës.

Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot -Morinë, kontrolle intensive përgjatë 24/7, në të dyja kahet e lëvizjes së autostradës, duke monitoruar qarkullimin me radarë, dronë, kamera e patrulla të lëvizshme, e mbështetur tashmë edhe nga puonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës.

Përfaqësuesi i skuadrës së Policisë Rrugore të Kosovës që kryen shërbim në Shqipëri përgjatë sezonit turisik, Sokol Salihaj, apel për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga Kosova në Shqipëri:

“Të respektojnë shenjat e komunikacionit, të respektojnë policinë shqiptare, sepse gjithë këtë punë që bëjnë, e bëjnë për të mirën e tyre, për mirëqenien e tyre, që të jetë një qarkullim i mirë, pa pengesa dhe pa ndonjë aksident me fatalitete apo me pasoja më të rënda”.

Ndërkohë, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Pandemia e COVID-19/ Bashkia Tropojë hapi tender fiktiv për pakot ushqimore

LEXO EDHE:  Vrasja e Guxim Gjyriçit/ Artan Hoxha: Në Tropojë dihet kush e ekzekutoi, s'kisha pikë dyshimi...

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1788 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se fluksi i mjeteve është i lartë për shkak se tashmë ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, apelon për drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

LEXO TE PLOTE