LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thyem rekord me 25 Prill”/ Balla “thumbon’ demokratët

12 Qershor 2021, 17:48, Politikë CNA
“Thyem rekord me 25 Prill”/ Balla “thumbon’

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka nisur fjalimin e tij me një falenderim për Gramoz Ruçin, i cili deklaroi tërheqjen nga politika.

Balla tha se do të jetë i vetmi politikan që ikën si fitues. Ndërsa ka thumbuar edhe demokratët duke u shprehur se thyen rekord me 25 prill me fitoren e tyre që sipas Ballës ishte më e bukra që socialistët kishin korrur ndonjëherë.

?Gëzuar ditëlindjen e 30 socialistëve. Mirënjohje gjithë themeluesve, kontribuesve që i dhanë Shqipërisë një parti të madhe. Mirënjohje shumë shokut Gramoz. Do jesh i vetmi politikan që ikën si fitues.

Ky përvjetor i familjes tonë politike, vjen pas fitores më të bukur të PS. PS e Shqipqërisë me Edi Ramën e thyu rekordin e vet me 25 prill.

Ne rikonfirmuam 74 mandate, nuk mund të rri pa e thënë se populli shqiptar na besoi të paktën 78 mandate, nëse nuk do të ishte numri i papritur i fletëve të pavlefshme të atyre që kishin në zemër 12 Qershorin, por gabuan me shenjën e preferencës së kandidatëve. Por prapë se prap, pa të paktën 50 ? 60 mijë vota si këto.

Fitorja jonë me 25 prill, ishte rekordi historik me superskuadrën, ku Edi Rama ka meritën kryesore dh emerita tjetër shkon për patronazhistët.

Shqiptarët konfirmuan me votën e tyre se PS mbetet e vetmja forcë me synim  të qartë për ne BE”, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga