Connect with Us

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Rama: Kjo është një sfidë për ne

Politikë

Tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Rama: Kjo është një sfidë për ne

Publikuar

-

Në 30 vjetorin e themelimit të PS, Gramoz Ruçi deklaroi se do të tëhriqet nga politika. Ai nuk do të mbajë më mandatin e deputetit apo poste në PS.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama e falenderoi për kontributin e tij në PS duke treguar se Ruçi do të mbetet këshilltari i tij strategjik.

Do kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve që kishim bërë në planin strategjik. Ai do të mbetet këshilltari im deri në fund. Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo gjithkush është është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Të mësojmë të gjithë nga ky veprimi i tij, të dish të dalësh nga politika është art më vete, do Zoti ka kem dhe unë këtë art. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes nesh, që nga dita e zgjedhjes sime, nuk ka pasur një moment të vështirë që nuk e kam pleqëruar me ty dhe të jam mirënjohës“, shprehet Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS provokon me kallashnikov para takimit Rama-Basha/Marrëveshje “pa nder”!

LEXO EDHE:  Blofi i Ramës në Fier/Basha: Ja trafikanti më i madh i hashashit, që ...! (Video)

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, i ka drejtuar kritika mjaft të forta Edmond Spahos, i cili ishte drejtuesi politik në këtë qark, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa komentoi analizën për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Korçës, Mano tha se raporti ishte konfidencial. Nuk është pyetur as nuk është mbledhur kryesia, por raporti është bërë nga vetë Spaho, me dy-tre persona.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti” në Fax News, Mano tha se ajo që ka bërë Spaho, është përçarja e një degës së PD-së në Korçë, e cila sipas tij ka qënë për tetë vite ndër degët më kompakte.

Kjo analiza që thoni ju është bërë nga vetë zoti Spaho, me dy tre persona. Nuk ështe mbledhur as kryesia. Ne nuk e kemi lexuar këtë raport.

Pra, ka qënë një raport konfidencial i zotërisë që ka marrë me bekimin e Bashës, drejtimin e qarkut. Gjithësesi kjo është një e drejtë e Bashës, nuk na takon ne.

Por, kryesia as e dinte këtë raport, as është pyetur dhe as është marrë mendimi i kryesisë.

E dyta, sigurisht që gjatë fushatës ka pasur probleme. Drejtuesi i  qarkut ka qënë nga ata njerëz që ka bërë një fushatë e cila solli një përçarje shumë të madhe të degës dhe dua t’iu garantoj se ka qënë dega më kompakte në tetë vite.

Ka qënë dega më model, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Kadilli: Fryma është politike, raporti procedurë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit/ Kadilli: Fryma është politike, raporti procedurë

Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kadilli shprehet se Raporti pohon deformimin e zgjedhjeve, përhapjen e shitblerjes së votës, presionin mbi amdinistratën, keqpërdorimin e mjeteve t ëpsuhtet  dhe ndryshimin pa mirëkutpim të kushtetutës dhe Kodit Zgjehdor.

Ai thekson se me kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fryma është politike, Raporti është proçedurë. Raporti i OSBE/ODHIR pohon edhe një herë deformimin e zgjedhjeve. Pohon përhapjen e gjërë të shitblerjes së votës. Pohon presionin mbi administratën. Pohon keqpërdorimin e mjeteve të pushtetit dhe avantazhe të tjera të padrejta të shfrytëzuara nga partia në pushtet. Pohon ndryshimin pa mirëkuptim të gjërë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Të gjitha këto pohime mund të thjeshtohen në një pohim të vetëm: Edi Rama nuk bën dhe nuk do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ka dëmtuar rëndë demokracinë, pasi ka dëmtuar zgjedhjet që janë themel i saj.

Raporti mbështet ankesat e opozitës për zgjedhje. Por, si çdo raport rekomandon përmirësim të ligjeve dhe standardeve në të ardhmen. Opozita ka detyrim moral të vazhdojë të denoncojë shkeljet, dhe të imponojë rregullime për më shumë garanci në zgjedhjet e tjera.

Por, asnjë rregullim nuk na bën fitues vetvetishëm. Opozita ka detyrim edhe më të madh moral të krijojë shpresë dhe besim tek qytetarët. Opozita ka detyrim të jetë partner i besueshëm i qytetarëve dhe i çdo aktori të shoqërisë që kërkon konkurencë të ndershme politike, ekonomike. Ka detyrimin të jetë partner i besueshëm i çdo institucioni që lufton krimin dhe korrupsionin e çdo forme. Ka detyrim të jetë partner i besueshëm i faktorëve ndërkombëtar që garantojnë ekzistencën dhe demokracinë tonë.

PD duhet të krijojë momentin e një energjie dhe force të re qytetare që të përmbysë me votë masive pushtetin.  Kjo është politike. Deri atëhere raportet mbeten proçedurë“, shkruan Kadilli në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE