Connect with Us

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Vlore, lodhja nga pritja per pasaportat, qytetaret grusht me njeri-tjetrin

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përndiqte një të mitur/ E pëson keq 18-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, është ndaluar një 18 vjeçar me iniciale E.D. pasi akuzohet se ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur”.

Gjithashtu i arrestuar është dhe një 196 vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

LEXO EDHE:  “Kryetari i bashkisë ka humbur mbështetjen e PS-së”/ Deputeti i Ramës përplasje me Dritan Lelin

LEXO EDHE:  Aksident fatal/ Humb jetën fëmija 12 vjeç

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhvatën 4 milionë euro nëpërmjet mashtrimit online/ Të arrestuarit përballë togave të zeza

Publikuar

-

Nga

Katër pjesëtarët e rrjetit ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke krijuar, një dëm prej gati 4 milionë eurosh, do të dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar “arrest me burg”, për katër të pandehurit, ndërkohë i është bërë kërkesë Interpolit për kapjen e dy shtetasve nga Kameruni.

Dy shtetas nga Kameruni dhe shqiptarët e arrestuar nëpërmjet skemës “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare.

LEXO EDHE:  FOTO – Kaos në trafik/ Përplasen 3 makina në mes të qytetit

LEXO EDHE:  Makina bie në liqenin e Shkopetit/ Policia jep detaje të reja

Kujtojmë këtu se të arrestuarit janë Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu  Emmanuel Emereibenu  39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerunase, banuese në Tiranë dhe dy shqiptarët Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;  Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Mjeti përplas këmbësorin, 76 vjeçari ndërron jetë

LEXO EDHE:  Aksident fatal/ Humb jetën fëmija 12 vjeç

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE