Connect with Us

Spektakël i vërtetë/ Ja në cilin stadium do të luhen ndeshjet e Europianit me 65 mijë tifozë

Sport

Spektakël i vërtetë/ Ja në cilin stadium do të luhen ndeshjet e Europianit me 65 mijë tifozë

Publikuar

-

EURO 2020 ngriti siparin mbrëmjen e djeshme me sfidën Turqi-Itali, ku ishin të pranishëm afro 16 mijë tifozë në stadiumin “Olimpico”. Një fakt tepër interesant për sa i përket stadiumeve dhe tifozëve ësht bërë publik së fundi.

Hungaria është një nga 11 vendet organizatore të Europianit, teksa do të presë 4 nga 51 sfidat e këtij kompeticioni prestigjioz i në stadiumin e saj modern në Budapest “PuskasArena”.

Ndryshe nga shtetet e tjera organizatore të Euro 2020, Hungaria është shteti që ka numrin më të ulët të infektimeve me COVID-19, kësisoj masat do të jenë tepër lehtësuese.

“Puskas Arena” do të jetë i vetmi impiant i turneut që do të ketë një kapacitet prej 100 për qind. 65 mijë persona do të jenë në tribunë për katër ndeshjet që do luhen në tokën hungareze. Një spektakël i vërtetë pritet në këtë impiant modern.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Vodka” dhe medalje ari të çuditshme, këto janë çmenduritë e Lojërave Olimpike

Publikuar

-

Nga

Përveç pjesës sportive me rekorde dhe gara mjaft të bukura, në Lojërat Olimpike nuk mungojnë as skandalet. Në shënjestër ka përfunduar basketbollistja spanjolle, Kristina Ouvina, së bashku me një pjesë të basketbollistëve të Sllovenisë.

30-vjeçarja është parë në një dhomë me disa lojtarë të sllovenë, mes tyre edhe “ylli” Luka Donçic, teksa shfaqen duke luajtur “poker”, si dhe festojnë me pije alkoolike dhe pa maska, duke shkelur kështu protokollet e rrepta anti-COVID të Fshatit Olimpik.

Në pamjet që vetë lojtarja kishte publikuar në rrjetet sociale, lojtarët shfaqeshin gjysmë të zhveshur. Pas kësaj, lojtarja kërkoi falje, por polemikat ishin të shumta. Siç dihet për shkak të masave anti-COVID olimpistëve u ndalohet që të grumbullohen dhe të kalojë kohën e lirë pa i respektuar masat e sigurisë shëndetësore.

Bermuda merr medalje

Dita e katërt e “Tokio 2020” regjistroi një rezultat vërtet historik. Me një popullsi prej vetëm 63 mijë banorësh, Bermuda u bë shteti apo territori më i vogël që ka fituar një medalje të artë në historinë e Lojërave Olimpike. Medaljen e fitoi Flora Dafi. Atletja 33- vjeçare triumfoi në triatlon, duke lënë pas britaniken Xhorxhia Tejlor-Braun dhe amerikanen Kait Zafers.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu zhgënjen në miqësoren e radhës, mundet nga Gjilani

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu është mundur sot nga Gjilani në testin e dytë miqësor të kësaj faze përgatitore. Korcarët kanë testuar edhe një herë veten pas dy javësh përgatitje dhe kanë mundur të shohin se deri në ccfarë pike përgatitore janë në këtë moment.

Por duket se pas suksesit në testin e parë ndaj Maliqit ekipi ka qënë më i ngarkuar fizikisht duke mos arritur të përballojë dot të gjithë 90 minutëshin e këtij takimi që është fituar nga miqtë e Gjilanit me rezultatin 1-3.

Në këtë takim duket se Memelli kishte hedhur në fushë lojtarët e konfirmuar thashmë si pjesë e Skënderbeut duke shtuar edhe dy afrimet e fundit të merkatos për të parë se cfarë janë në gjendje të bëjnë dhe sa janë shkrirë me ekipin.

Golin e vetëm për Skënderbeun e shënoi Belajdi Pusi. Korçarët do luajnë sfida të tjera miqësore në ditët në vijim, në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qetësohen tifozët e Barcelonës, mbërrin Lionel Messi

Publikuar

-

Nga

Më në fund, Lionel Mesi është kthyer në Barcelonë aty ky mungonte prej pothuajse një muaji e gjysmë. Pas fitimit të ‘’Copa America’’ me Argjentinën, ‘’pleshti’’ iu drejtua plazheve të Majemit me familjen e tij duke u larguar nga zërat e merkatos. Por ditën e sotme që skuadra ka udhëtuar drejt Gjermanisë për miqësoren me Shtutgartin.

Mesi ka mbërritur në Barcelonë. 34-vjeçari do të qëndrojë edhe disa ditë pushim në shtëpinë e tij, dhe të hënën pritet të bashkohet me skuadrën. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare për kontratën e re me Barcelonën, por të gjithë janë kureshtar për zhvillimet në ditët në vijim.

LEXO TE PLOTE