Connect with Us

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Shëndeti

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Publikuar

-

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. A

jo ka shkruar se në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të Qershorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Situata e Covid/ Shënohet viktima e parë pas disa javësh, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3316 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30  qytetarë në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Gjithashtu sot, pas më shumë se një muaji është shënuar dhe viktima e parë nga Covid.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.
Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316

Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Flukset në urgjencë/ Brataj sqaron qytetarët, si të dallojmë virozën nga Delta

Publikuar

-

Nga

Flukset në urgjencë/ Brataj sqaron qytetarët, si të dallojmë virozën nga Delta

Flukset në urgjenca në ditët e fundit ngrenë dyshimet nëse kemi të bëjmë me virozat e stinës apo variantin Delta që ndodhej mes nesh prej qershorit, por që u konfirmua vetëm pak ditë më parë.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh në “ABC” simptomat e virozave të stinës janë të njëjta me variantin Delta. “Tipike e Deltës është rrufa, ftohja që e ngatërron me virozat e stinës. Veç dhimbjes së fytit dhe temperaturës, ka edhe të vjedhja dhe diarre” tha ai.

Por si ta dallojmë virozën nga Delta?

Sigurisht që nga simptomatologjia nuk ka ndryshim dhe ne e dimë që në këtë moment predominon Delta dhe brenda verës është thënë që ky mutacion do të dominojë mbi 80%. Ta konsiderojmë si Deltë atë shfaqen e simtomatologjisë, jo si rrufë, duke përjashtuar nëse kemi ngrënë diku dhe shenjat na shfaqen në grup, por nëse është vetëm një person duhet ta konsiderojmë si Delta” sqaroi ai.

Virozat e stinës janë të lidhura me temperaturat dhe ushqimet që përdorim të gjithë. Sidomos ato që kanë të bëjnë me rrufën, këtë vit korrespondon edhe me COVID dhe variantin e ri Delta dhe mund ti ngatërrojë të dyja. Duhet të jemi më shumë të kujdesshëm, të përjashtojmë Deltën dhe pastaj të merremi me virozat e stinës, sidomos te fëmijët me vjedhjen apo diarrenë. Në këtë moment nuk është më ajo frika e virusit që ishte gjatë pandemisë. Shqetësuese për njerëzit tani është që është konfirmuar edhe Delta. Shtimi i numrit ka të bëjë me stinën, por edhe praninë e virusit” tha më tej Brataj.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Numri i rasteve ditore është dyfishuar”/ Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar rrezikun nga varianti Delta.

Në një intervistë për Syri tv, Rakacolli ka është shprehur se situata paraqitet me një rritje të lehtë të rasteve ditore edhe atyre që janë të shtruar në spitale por situata është në kontroll.

“Mesatarja e numrit të rasteve ditore gati është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, por nuk është situatë problematike dhe e pakontrolluar me nivelin e masave që ne kemi aktualisht në fuqi. Kjo i atribuohet variantit të virusit Delta në vend, pasi dje morëm konfirmimin se varianti ishte i pranishëm në Shqipëri.

Mostrat e dërguara i përkisnin infeksioneve që në muajin qershor, i bie që virusi të ishte i pranishëm edhe më parë në Shqipëri dhe praktikisht ishte dyshuar me të drejtë nga mjekët klinicist, virusi nuk erdhi dje dhe pardje, ka gati një muaj në Shqipëri. Fakti që kemi shifra të kontrolluara gjatë dy muajve, kjo situatë vazhon të jetë e kontrolluar. Përveç masave të duhura, rol kryesor ka luajtur edhe vaksinimi.

Vaksinimi të mbron edhe nga variantet. Ndihma kryesore që jep vaksinimi është mos humbja e jetës dhe përjetimi i rasteve të rënda të cilat kanë nevojë për kujdesin spitalor, mund edhe të infektohesh por simptomat janë më të lehta.

Nuk ka shenja tipike të tjera varianti Delta nga variantet e tjera. Shenja që mbizotërojnë janë vështirësimin e rrugëve të sipërme respiratore. Sipas mjekëve klinicist, personat e prekur nga Delta ka më të shprehura dhimbjen e fytit.

E veçanta e Deltës është shpejtësia me të cilën ajo përhapet. Infektushmëria e Deltës është dy herë më e madhe se e viruseve paraardhëse”, ka theksuar ajo./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE