Connect with Us

Samiti i G7/ Klima dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Bota

Samiti i G7/ Klima dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

Publikuar

-

Vazhdon samiti i G7-s në Cornwall, Angli. Vendet e pasura të industrializuara premtuan 1 miliardë doza vaksine për vendet e varfra. Por edhe klima e forcimi i demokracive perëndimore janë në fokus të samitit.

Samiti i G7-s hapi dyert në Cornwall të premten, vend mikpritës Anglia. Në një objekt serë që mban brenda pyllin më të madh artificial në botë biseduan Mbretëresha Elisabeth dhe presidenti amerikan, Joe Biden për çështjet e shëndetit dhe mbrojtjen e llojeve. Mbretëresha Elisabeth i kishte ftuar demokracitë perëndimore për një eksursion në „Projektin Eden” një atraksion turistik në Cornwall. Djali dhe trashëgimtari i mbretëreshës, Princi Charles foli në pritjen mbretërore për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës, stabilitetin e klimës dhe luftimin e pandemive. „Lufta kundër kësaj pandemie të tmerrshme ka treguar, se sa shpejt e sa fort mund të zbusë bashkësia ndërkombëtare krizat, nëse kombinohen vullneti politik, ideja e biznesit dhe mobilizimi i opinionit”, tha Princi 72 vjeçar.

Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madh, por edhe përfaqësuesit kryesorë të BE, presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE, Charles Michel të shtunën publikojnë „Deklaratën e Carbis Bay“, me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë. Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë.

UK G7-Gipfel im Gartenanlage Eden Project in CornwellTakimi me Mbretëreshën Elisabeth

G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden. 100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës “Covax” do të pasojnë disa milionë doza të tjera.

G7-Gipfel in St Ives 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, megjithatë u shpreh, se ndihmat e premtuara nuk mjaftojnë. “Ne kemi nevojë për një plan botëror vaksinimi”, tha Guterres në një konferencë me video para reporterëve në Cornwall. “Ndryshe pandemia rrezikon të përhapet si zjarri në pyje në vendetnë zhvillim.” Vendet e G7-s janë të mendimit, se duhet të shtohen kapacitetet e prodhimit të vaksinës në botë. Qëndrimin amerikan për pezullimin e patentave nuk e mbështesin disa vende europiane.

G7-Gipfel in St Ives 2021

Demonstrues të kuq kërkojnë mbrojtjen e klimës

Me protesta paqësore dhe plot fantazi disa qindra demonstrues kanë shoqëruar punimet e samitit të G7-s. Njerëz të veshur si politikanë të G7-s, zogj të zinj, apo lajmëtarë të kuq të vdekjes shëtisnin nëpër rrugët e vogla të qytetit bregdetar, Cornwall. Në plazh i bihej daulleve dhe këndohej. „Pyes veten, nëse ata do të arrijnë diçka. Njerëzit duhet të përqëndrohen tek çështjet e mëdha që duhet të vendosen”, thotë pensionistja Margaret, që nga kopshti i saj ka një pamje të mrekullueshme drejt bregut të St.Ives. „Jemi në lokdaun, ka një javë që nuk dal dot në rrugë, u mbyll gjithçka”, ankohet një banore për zonën e sigurisë së samitit. „Megjithatë është interesante, kam parë shumë samite të G7-s por në televizor, por nuk e kisha idenë, se ç’bëhej pas kuintave për gjithë këtë.”

G7-Gipfel in St Ives 2021

Sinjale multilaterale nga Joe Biden

LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne SHBA/ Trump fiton edhe shtetin e trete

Krerët e shteteve dhe qeverive të G7-s, SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Japonia si edhe përfaqësues të BE, takohen nga e premtja për të diskutuar edhe mbi klimën. Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të ftuar të tjerë të samitit kanë premtuar reduktimin e emetimeve të gazrave karbonikë. Por ide të reja nuk janë parashikuar të dalin për këtë temë në Carbis Bay.

Qëllimi kryesor i takimit të parë personal prej dy vjetësh është forcimi i demokracive të botës kundër shteteve autoritare, thotë një diplomat i lartë, që ka përgatitur takimin. Prandaj për Angela Merkel është e rëndësishme që të takojë presidentin Biden. « Ai përfaqëson aprovimin e multilateralizmit që na ka munguar në vitet e fundit”, tha Angela Merkel pas mbërritjes në Carbis Bay duke nënkuptuar me këtë presidentin Donald Trump që nuk i vlerësonte instanca të tilla ndërkombëtare, si G7.

G7-Treffen | Extinction Rebellion Proteste in St Ives 2021Protesta për klimën

Në shumë raunde bisedimesh, Joe Biden kërkon që deri të dielën të farkëtojë një aleancë kundër Kinës, që ai e konsideron si kërcënimin më të madh për vlerat perëndimore, mirëqenien dhe ndikimin që ka ajo. Kancelarja Merkel dhe përfaqësues të vendeve të BE kanë qëndrimin, se Kina nuk është vetëm rival sistemi dhe konkurrent ekonomik, por në disa çështje edhe partnere. « Kemi nevojë për të gjithë në botë », tha Merkel. « Duhet të bashkëpunojmë, sidomos në temën e mbrojtjes së klimës dhe biodiversitetit. Këtu nuk do arrihen asnjëherë zgjidhje pa Kinën. » Vendet e G7-s duan të flasin edhe për strategjinë e tyre kundrejt Rusisë. Marshimet e fundit të trupave në Ukrainë dhe shtypja e opozitës në Rusi dhe Bjellorusi e bëjnë të nevojshme një përgjigje të fortë, thuhet nga diplomatët e G7-s, që përgatisin deklaratën e samitit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Video-Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Publikuar

-

Nga

Zjarri pushton Sardenjën/ Digjen mbi 20 mijë hektarë pyje, mbi 1500 banorë të evakuar

Vijojnë të përhapen me shpejtësi flakët në ishullin Italian të Sardenjas

Sipas autoriteteve, pjesa perëndimore e ishullit, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit.

Pothuajse 1500 persona janë evakuar dhe mbi 20 mijë hektarë tokë, pyje, ullishte dhe fusha të kultivuara, janë shkrumbuar nga flakët ndërsa vazhdon të rrezikojë shtëpitë dhe bizneset.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet ne SHBA/ Trump fiton edhe shtetin e trete

LEXO EDHE:  COVID-19/ Mbi 21 milionë të shëruar në të gjithë botën

Në terren për të shuar flakët kanë dalë rreth 7500 persona, përfshirë këtu zjarrfikës, nga mbrojtja Civile, mbrojtja e pyjeve, si dhe vullnetarë.

Temperaturat e larta dhe era nxitën zjarrin që u përhap shpejt, fillimisht rrethoi Santu Lussurgiu dhe më pas u zhvendos në Cuglieri.

Qyteti i vogël u rrethua nga flakët natën e kaluar dhe rreth 200 njerëz u zhvendosën.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Publikuar

-

Nga

Aksidenti me 10 të vdekur/ Kurti: Ditë e rëndë për të gjithë popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e shëndetësisë: Doza e tretë e vaksinës nuk është ende e nevojshme

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

LEXO EDHE:  A ka një recetë për suksesin e demokracisë në një vend?

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia tregon forcën e marinës ruse/ Putin: Zbulojmë çdo armik

Publikuar

-

Nga

Rusia tregon forcën e marinës ruse, Putin: Zbulojmë çdo armik

Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevojshme është gati të nisë një “sulm të paparashikueshëm” është ky paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë pasi një anije luftarake e Mbretërisë e Bashkuar zemëroi Moskën duke kaluar gadishullin e Krimesë.

“Sot, marina ruse ka gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur atdheun, interesat tona kombëtare. Ne jemi të aftë të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo edhe në ajër dhe nëse kërkohet, ne mund të të kryejmë një sulm të paparashikueshëm kundër tij”, u shpreh Putin.

Një deklaratë të tillë shefi i Kremlinit e dha gjatë paradës së marinës ruse në Shën Petersburg.

Muajin e kaluar Putin tha se Rusia mund të fundoste anijen luftarake britanike HMS Defender, që e akuzoi për hyrje të paligjshme në ujërat e saj territoriale, dhe shtoi tha se Shtetet e Bashkuara ndikuan në  këtë “provokim”.

Presidenti Vladimir Putin përdori pikërisht paradën kushtuar Ditës së Marinës për t’i kujtuar botës muskujt ushtarakë të Rusisë duke zbuluar edhe  armët bërthamore hipersonike.

LEXO EDHE:  New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në vitet 2016, 2017

LEXO EDHE:  COVID-19/ Mbi 21 milionë të shëruar në të gjithë botën

Më shumë se 50 anije dhe 4,000 trupa morën pjesë në paradën përpara se në tetor të festohet  325 vjetori i marinës .

Putin vlerësoi fuqizimin e shpejtë të Rusisë në sistemin detar. Nga anijet rudimentare në periudhën e Pjetrit, marina ruse tani zotëron “sistemet e fundit të armëve hipersonike”, që sipas Putin nuk kanë ekuivalent në botë./euronews

 

LEXO TE PLOTE