Connect with Us

Rama si te komeditë e Sillos: Avioni i parë që do vijë është për ty

Politikë

Rama si te komeditë e Sillos: Avioni i parë që do vijë është për ty

Publikuar

-

Rama sot doli teksa bënte muhabet me disa shqiptarë emigracioni që punojnë jashtë vendit.

Nisma e quajtur “Gati për Shqipërinë” është reklama më e fundit e rilindasit tashmë të vjetër.

Mes aplikantëve të “Gati për Shqipërinë’, ishte edhe një pilot, i cili në bisedën me Kryeministrin sqaroi që  aktualisht punon në Arabinë Saudite si kapiten avioni.

Por, kapiteni tha se dëshiron të ofrojë kontributin e tij në Shqipëri.

Rama menjëherë i ofroi një vend pune pasi sipas tij, vendi ynë ka shumë mangësi në fushën e aviacionit.

Biseda e Ramës dhe pilotit është shumë interesante:

LEXO EDHE:  Kur vjen fundi Ramës i humbet mendja/Ja zgjedhja fatale që ka bërë

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten, kam mbaruar studimet për pilot, jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

Rama: Je shumë i dëshiruar të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi kemi mangësi. Sapo të gjejmë një aeroplan, ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit.

Ju kujtohen estradat e kohës së xhaxhit?  Po ai djali i ri nga fshati që donte të bëhej tankist?

Po përgjigja lapidare e Sillos:-Mos u mërzit, tanksi i parë që do vijë në fshat ti do ta marrësh!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Rruga Qukës – Qafë Plloçë, gabimet e projektimit na kushtojnë 73.6 milionë dollarë

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/MUND TË JETË HERA E FUNDIT

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE