Connect with Us

“Pyetjet ishin bombë”/ QSHA iu përgjigjet maturantëve

Sociale

“Pyetjet ishin bombë”/ QSHA iu përgjigjet maturantëve

Publikuar

-

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku i është përgjigjur maturantëve në lidhje me provimin e djeshëm të Matematikës, për të cilin pretendojnë se pyetjet ishin shumë të vështira.

QSHA në deklaratën për mediat theksoi se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ndërsa shtoi se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi.

Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit. S’ka asnjë gabim shkencor. Sa i përket asaj që thonë; e përkthyer. Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që; ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar.”, tha përfaqësuesja e QSHA-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Aplikimet e maturantëve për në Universitete edhe gjatë fundjavës

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Skandali me maturantët/ Rama-Nikolla shkelin të drejtat e njeriut

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Në spitale janë shtruar të pavaksinuarit”/ Bino apel për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të moshave të reja të prekura me COVID-19.

Në një prononcim për mediat nga Ndroqi, ajo i bëri thirrje edhe njëherë kësaj kategori që të vaksinohet për të shmangur rrezikun.

Ajo çka shohim ne, me vërtetë nuk kemi raste në spitale tani, rastet e shtruara janë të pavaksinuara, por shikojmë një rritje të grup moshave të reja, pra grupmoshat që predominojnë nga 15-24, nga 25-34 dhe 35-44 dhe mbi 70-vjeç kemi pasur raste.

Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohen, por edhe qendrat të mos lënë asnjë pa vaksinuar edhe në shtëpi edhe në komunitet, pasi ka shumë të pamundur që nuk dalin dot nga shtëpia” tha Bino.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti i kthjellët ka përfshirë vendin dhe kështu do të jetë edhe ditën e sotme. Sipas SHMU, vranësira kalimtare parashikohen në mesditë përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë dhe mesatare në orët e mesditës kryesisht përgjatë bregdetit duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit në forcën 4

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të forta. Më konkretisht në:

LEXO EDHE:  Matura/ Publikohen përgjigjet e testit të matematikës

zonat malore 14°C deri në 30°C

LEXO EDHE:  “Maturantët i hapën petët lakrorit”/ Artan Fuga e thotë troç: Sistemi arsimor ka dështuar, po i marrim në qafë  

zonat e ulëta 20°C deri në 34°C

zonat bregdetare 21°C deri në 33°C

LEXO TE PLOTE