Connect with Us

Pezullohet Danimarkë-Finlandë, Eriksen pëson kolaps dhe është në rrezik për jetën

Sport

Pezullohet Danimarkë-Finlandë, Eriksen pëson kolaps dhe është në rrezik për jetën

Publikuar

-

Ora 19:00 / UEFA zyrtarizon pezullimin e ndeshjes si pasojë e një emergjence shëndetësore ndërsa nuk jepet asnjë informacion rreth situatës së yllit të Danimarkës.

Ora 18:56 / Lojtarët e Finlandës dhe gjyqtari i ndeshjes kanë larguar ndërkohë nga fusha e lojës.

Ora 18:50 / Stafi mjekësor largon me barelë lojtarin, i rrethuar nga shokët e skuadrës të cilët e shoqërojnë drejt ambulancës shokun e skuadrës.

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finandës është ndërprerë në minutat e fundit të pjesës së parë pas një momenti të tmerrshëm. Kristian Eriksen ka pësuar kolaps në fushën e lojës dhe në këto momente, po tentohet që të kthehet në jetë pasi po i bëhet masazh kardiak në fushë.

Eriksen po shkonte të kryente një rivënie anësore kur ra në fushë duke alarmuar menjëherë lojtarët që kishte pranë. Disa shokë të skuadrës u munduan të përmendnin futbollistin por më pas u thirr stafi mjekësor i ekipit i cili ndërhyri për të përmendur numrin10 të danezëve i cili ishte i shtrirë pa ndjenja.

Lojtarët e përfaqësueses së Danimarkës ndërkohë rrethuan të përlotur shokun e tyre të skuadrës, për të ndaluar që kamerat të filmonin pamjet, ndërsa pas krahëve të tyre, mjekët i bënin masazh kardiak.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tokio 2020’/ Briken Calja dështon në tre provat e para, mbetet në peshën 151 kg

Publikuar

-

Nga

Briken Çalja garoi sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg. Për fatin e keq, shqiptari nuk mundi dot të ishte mes më të mirëve. Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.

Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte. Ndërkaq, në provën e tretë dhe të fundit vendosi shtangën 155 kg dhe nuk ia doli dot ta ngrinte me sukses. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmëtisë që ishte për këtë stil

LEXO TE PLOTE

Sport

Liridon Latifi tregon pse zgjodhi Vllazninë

Publikuar

-

Nga

Në vigjilje të ndeshjes së kthimit ndaj AEL Limasol, e  vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, nesër në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes përkrah trajnerit të Vllaznisë Thomas Brdariç, sulmuesi anësor Liridon Latifi i cili ka analizuar këtë takim:

Kupat e Europës – “Kupat e Europës janë gjithmonë motivim shtesë për lojtarin. Po e shijoj mirë, shpresoj që të vazhdojë ky ritëm me fitore dhe duke kaluar këtë raund, që do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.”

Kualifikimi – “AEL është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja.”

Dëmtimet – “Kemi pasur probleme atje. Jo vetëm unë, por edhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje.”

Këshilla për shokët – “Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.

Zgjedhja për Vllazninë – “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë.”

Ndeshja ndaj AEL-it – “Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.”

Goli – “Shpresoj ta gjej rrugën e golit. Do të jetë shumë mirë për mua, por edhe për gjithë skuadrën“, përfundoi sulmuesi anësor i skuadrës shkodrane”, përfundoi Liridon Latifi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi do dalë jashtë për fazë përgatitore, ja ku do stërviten verilindorët

Publikuar

-

Nga

Kukësi do ta zhvillojë fazën përgatitore jashtë vendit dhe më konkretisht në Slloveni.

Gjasat janë që të nisë më 11 gusht deri në datën 25, ku edhe do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore.

Po punohet që të sigurohen teste me skuadra të rëndësishme, kjo me kërkesë të trajnerit, pasi do të shohë skuadrën në përballje të forta.

Pas dy javëve në Slloveni, verilindorët më pas do të rikthehen në Shqipëri për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve para startit të kampionatit.

LEXO TE PLOTE