LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një leksion politik nga Gramoz Ruçi

12 Qershor 2021, 16:58, Politikë CNA
Një leksion politik nga Gramoz Ruçi

?Në 9 shtator nuk do të ushtoj më mandatin që më ka dhënë partia dhe zgjedhësit në qarkun e Fierit, se nuk do kem ambicjen për të qenë në asnjë organ që partia më ka dhënë në këto 30 vite. Dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi që kam pasur fatin të punoj në këto 30 vite. Të falenderoj Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Të falenderoj me gjithë zemër çdo socialist?, deklaroi sot në mbrëmje Gramoz Ruçi, ikona dhe drejtuesi historik i socialistëve, shpesh i quajtur edhe si njeriu që mbante bashkuar PS-në.

Ruçi është një emër i fortë për socialistët dhe kundërshtarët e tyre, një personalitet që diti të qëndronte në PS për shumë vite si njeriu që bashkonte rrymat, autoritari që gjente konsensusin dhe kishte mbështetjen e gjerë të anëtarësisë së socialistëve.

Ruçi sot deklaroi tërheqjen pas 30 vitesh angazhim në Partinë Socialiste duke e mbyllur karrierën e tij në postin e lartë të kryetarit të Kuvendit.

Dorëheqja publike e Gramoz Ruçit ka sjellë edhe ilaritet në Kongres, ku shumë delegatë kërkonin që ai mos deklaronte tërheqjen e plotë nga politika.

Sot Gramoz Ruçi vuri një standard të ri në politikë, ndryshe nga ata që luftojnë për mandate deputetësh apo poste në parti përjetësisht. Ai thjesht tregoi se ka një standard në politike, ku pas shumë dekadash betejash, duhet të largohesh, të gjesh qetësinë pranë familjes, ashtu si dhe Ruçi deklaroi.

Ruçi hyn tek emrat e mëdhenj të demokracisë problematike shqiptare, një socialist race i ashpër, personalitet i padiskutueshëm jo vetëm i socialistëve, shumë i sulmuar dhe akuzuar më parë nga Opozita e cila tashmë ka një qasje tjetër ndaj Ruçit. Ai sot vendosi të japë një leksion publik, si ata burrat e moçëm, u tërhoq dhe u duartrokit duke treguar se vlen shumë dhe la një mesazh e gjurmë të papërsëritshme në politikë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga