Connect with Us

Nis në “Air Albania” Kongresi i Partisë Socialiste

Politikë

Nis në “Air Albania” Kongresi i Partisë Socialiste

Publikuar

-

Nis Kongresi i Partisë Socialiste

Partia Socialiste feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa në  “Air Albania”, ka nisur dhe mbajtja e Kongresit.

Kongresi ka nisur me Himnin e Flamurit, e kënduar nga një grup vajzash, të cilat më pas kanë kënduar edhe Himnin e Bashkimit Europian.

Për këtë kongres janë paralajmëruar surpriza, mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Gjithashtu do të kalojnë në filtër zgjedhjet e 25 Prillit, pasi jo të gjitha strukturat e PS kanë arritur rezultate.

LEXO EDHE:  Pazari Rama-Basha/ Kryeministri shpërblen deputetët e PD-së

Më tej në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Këlliçi: Jam dëshmimtar okular i masakrës, nuk ka garë të ndershme me Ramën

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Këlliçi shkruan se raporti konfirmoi se garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

“Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR konfirmoi atë që dimë të gjithë:

Garë të ndershme me Edi Ramën nuk ka.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i shërbejnë Shqipërisë dhe standardeve që BE kërkon prej vendit tonë.

Aty ku sovraniteti i zgjedhësve blihet me para të pista, me favore të paligjshme në tendera, konçensione e PPP, me legalizime banesash në minutë të fundit, me patronazhistë-gjurmues;

aty nuk ka zgjedhje të lira e as të ndershme.

Aty ka masakër elektorale!

Jam dëshmimtar okular i masakrës elektorale dhe nuk jam i vetmi. Në Kombinat, Vaqarr, Ndroq, Pezë, Unazë e Re, Kashar e Mëzez, kam parë e denoncuar rastet se si drejtorë e drejtoresha, prefekti e ministresha, së bashku me vartësit e tyre, braktisën punët e zyrës për t’u bërë patericë e një gojështhururi kronik.

PD është aset i Shqipërisë. Besimi i qytetarëve ndaj PD është aseti më i madh që ka forca jonë politike. Prandaj detyrimi ynë është të qëndrojmë të bashkuar përballë këtij regjimi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj gazetarit/ Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor

Publikuar

-

Nga

Dhuna ndaj gazetarit/ Meta: Rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve, meriton ndëshkim ligjor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas operacionit të policisë ku u ndalua gazetari Ergys Gjençaj, i cili u shtri në tokë me duart pas dhe u cilësua bashkëpunëtor pasi filmoi një operacion antidrogë.

Meta shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit dhe se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

LEXO EDHE:  Meta dhe Kryemadhi “thikë” pas shpine studentëve/ Si votuan ligjin për arsimin e lartë

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama lëshon Tahirin për zgjedhjet

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR/ Kikia: Pasyrim i realitetit, u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

I ftuar në studion e ‘Fax News’, Kikia tha se ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ndërsa shtoi se edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.

LEXO TE PLOTE