LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Motra e Turit shfaqet tek provimi i matematikës

12 Qershor 2021, 10:33, Aktualitet CNA
Motra e Turit shfaqet tek provimi i matematikës

Prap në protestë!

Prap te tallur nga cinikët e radhës të Ministrisë së arsimit. Kësaj radhe Turi i barkës, përfaqësohet me të motrën.

Motra e Turit quhet Sara.  Është motra e vogël e Turit.

Sara luan me kuba. I vëllai i ka dhënë një arkë të cilën Sara e mbush me kuba. Nuk ka asgjë të vështirë në fakt në ushtrimin që duhet të bëjë Sara.

Mund ta quash stërvitje fizike  (për Sarën dhe mamanë e Sarës që monitoron rrëmujën), mund ta quash ushtrime përqëndrimi për parashkollorë etj.

Atë që bën Sara mund ta quash si të duash. Vetëm matematikë nuk e quan dot. Në tre vite gjimnazistët studiojnë gjithçka. Përveç veprimtarive të Sarës.

Nuk ka asgjë në arkën e Sarës që të masë dijet në matematikë të maturantëve. Ndaj është e kotë që maturantët të gërmojnë dijet e disa viteve për të gjurmuar kubat e Sarës. Kubat e Sarës i mat aritmetika e klasës së 6-të.

Pyetjet për Sarën nuk janë matematikë. Janë Logjikë. Por provimi bëhet për matematikën.

Siç provimi i anglishtes duhet të bëhej për të matur dijet dhe thellësinë e njohurive në anglisht. Jo për të testuar logjikën e gjimnazistëve  në një gjuhë të huaj. Por, që ta kuptojnë këtë, imbecilëve të Ministrisë, duhet t’u funksionojë logjika.

Kur gjimnazistët ankohen se pyetjet jane të përkthyera, imbecilët e Ministrisë përgjigjen: s’ka asgjë të keqe.

Kopjacët pa logjikë, gërmojnë pyetje nga teste logjike në gjuhë të huaj dhe kur u duken si pyetje që masin njohuritë në anglisht i fusin tek teza e anglishtes  kur u duken pyetje që masin njohurirë në matematikë i fusin tek teza e matematikës  e kështu me radhë.

Imbecilët thjesht nuk dallojnë ndryshimin midis një pyetjeje që mat dijen në matematikë dhe një pyetjeje që teston logjikën. Dukja si ushtrim matematike, është pjesë e testimit të funksionimit të logjikës.

Nëse dikush në Ministri beson se testimi i IQ është i rëndësishëm, duhet të formatojë programin mësimor drejt seksionit logjik për çdo test.

Personazhe që nuk dinë të hartojnë teste në anglisht, nuk mund të argëtohen me pyetje logjike për anglezët, në një test anglishteje për shqiptarët.

Tipa që nuk dinë të dallojnë matematikën nga logjika, s’kanë pse i bien në qafë rregullisht Turit e pastaj motrës së të shkretit.

Pasioni i imbecilëve për logjikën, zgjidhet duke shtuar testin e logjikës. Por jo duke masakruar familjarisht Turin./CNA.al

Lajmet e fundit nga